Këshilla/Blog

12.03.2016

Pershendetje…. Doja tju tregoja per problemin tim… Kam gati tre muaj ose me shume qe jam ne nje gjendje melankolie dhe merzitjeje… Nuk dua te bej asgje, me ndryshon humori shume shpejt njehere jam me humor te mire pas dy minutave merzitem… Qaj shume… Kam frike shume per te ardhmen mos me ndodh ndonje gje e keqe ose e ardhmja ime sdo jete e mire… Sdua te bej asgje vetem te rri shtrire dhe te fle…. Me duket vetja si hic para te tjereve…. Nuk di cte bej nga nje ane dua shume qe te vazhdoj perpara te eci po nga ana teter kam frike dhe nuk kam motivim nga kjo gjendje…. Ju lutem mund te me kehsilloni

  1. Mia says:

    a do me ndihmoje njeri apo cfare??

    1. Stafi Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje e dashur,

      Pyetja jote i eshte derguar ekspertit dhe po presim pergjigjen e tij.
      Te lutem, te ftojme te lexosh rregullat e faqes.

      Te urojme gjithe te mirat,
      Stafi i Nuk Je Vetem

    2. Dr. Anila Sulstarova says:

      Pershendetje,
      Gjendja në të cilën je duket të jetë shumë e lodhëshme për ty. Është e qartë që dëshiron të dalësh. Për këtë të duhet motivim, vetëm ti mund të bësh ndryshimin në jetën tënde. Askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë për ty. Do të të sugjeroja që të flisnit me një profesionist dhe të fillonit psikoterapinë. E di që është një rrugë e gjatë dhe e mundishme, por ia vlen, fiton respektin për veten dhe dëshirën për të bërë gjërat që do, të cilat, pavarësisht se nuk i gjen dot tani, do t’i zbulosh.
      Mos hezito, kërko ndihmë!
      Nuk është trup të ndihesh e pafuqishme, as të kërkosh ndihmë!
      Te uroj gjithe te mirat!

  2. Mia says:

    por pune eshte se smund te flas me asnje se si ndihem se asnje sme kupton dhe ma marrin si shaka ose si budallallek… Askush sme kupton

  3. Anonymous says:

    kam kaluar te njejten periudhe si ti dhe gjeja me e mir qe duhet te besh eshte te gjesh force dhe arsye per tu cuar dhe ecur perpara

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.