Këshilla/Blog

Ada 08.10.2019

Ndonjëherë e ndjej veten tepër qesharake të shëmtuar dhe injorante, me pak fjalë thjesht të pavlere

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje Ada,
    Më vjen keq që ndihesh kështu. E kuptoj që ndonjëherë njerëzit, po kryesisht të rinjtë dhe të rejat mund ta shohin veten si qesharakë, të shëmtuar, injorantë dhe të pavlerë, por shumë shpejt kjo gjendje mund (dhe duhet) të ndryshohet.
    Si ke arritur në këto përfundime për veten tënde? Më trego pak më tepër për veten, për familjen, shoqërinë dhe shkollën tënde. Besoj se në një nga këto vende ke mësuar disa gjëra për veten, që besoj se janë plotësisht të pavërteta.
    Më thuaj si është puna, që t’i sfidojmë këto mendime, pasi ato bëhen më të rënda me kalimin e kohës dhe mund të të pengojnë të realizosh dëshirat dhe ëndrrat e tua.
    Meqë ra fjala, a e ke diçka që e dëshiron fort tani, por që këto mendimet po të pengojnë ta realizosh?
    Shpresoj të kem një përgjigje prej teje,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV