11.04.2016
Pershendetje!Jam nje djal 14 vjecar nga qyteti I Burrelit.Me pelqen shume shkolla.Endrra ime eshte te behem mjek.Kjo nuk eshte si cdo enderr tjeter pasi jam teper kerkues be vete.Mesatarja ime 8.6.Dua shume qe ta rris kete mesatare me menyre qe tej realitet endrren time.Mirpo problemi im eshte qe nuk arri te mesoj rregullisht.Do te doja qe te me jepnit keshillat tuaja be lidhje se si te mesoj,se si ti fiksoj ato gjera qe i lexoj pasi nuk I fiksoj sa duhet.Gjithashtu nje problem tjeter I imi eshte se kur kam teste bllokohem komplet,Jo se nuk I di ato gjera qe me jepen ne test por nuk e di pasi me te perdicmen time I di shume mire.Si te veproj dhe cduhet te bej?Kam besim qe do te me ndimoni!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
I dashur!
Shoh që ke një ëndërr dhe dukesh i vendosur për ta realizuar. Përpara se të diskutojmë për cështjen se si të sistemohesh në mësimin rregullisht,si të fiksosh më shumë dhe shqetësimi tjetër i bllokimit gjatë testimit do doja të dija paraprakisht se cila ka qënë shtysa për tu bërë mjek? Do doja shumë që të ndaje me mua këtë histori. Virtytet që ke janë shumë të mira po flas për faktin që kërkon shumë nga vetja.
Kjo cilësi do të cojë drejt ëndrrës tënde.
Më shkruaj pasi dua të kuptoj më shumë rreth teje.
Te uroj gjithe te mirat!
Pershendetje!Te falenderoj shume qe me kthyet pergjigje.Endra ime per tu bere nje mjek ka pak kohe.Me lindi kjo ender pasi ne moshen ku jam shikojme ndryshime ne trup.Jam teper i fiksuar ne Problemet e mia shendetesore.Pa dashur fillova te masturboja.Isha teper ne merak dhe bera pyetjen nese do kisha pasoja ne lidhje me jete akt.Si semundje te ndryshme,ama pas disa kohesh fillova te lexoja ne interne dhe mesova qe isha mire.Vazhdoja e vazhdoja te lexoja.Pas disa kohesh mora briskun e babait Tim dhe preva qimet ku pesova nje te prere siper buzes.U bera teper ne merak nese do merrja semundje si hepatiti pershembull.Isha teper i fokusuar ne lidhje me kete semundje,lexoja dhe dita dites shikoja nese do me shfaqeshim ndonje nga siptomat e kesaj semundje.Por isha mire.Duke lexuar dhe pashe qe nje adhurim nje adhurim te madh ne lidhje me mjekesine.Keshtu me lindi kjo ender.
Te falenderoj qe me kushtuat pak kohe dhe mua.Do te doja te vazhdoja akoma biseden.Te pershendes!