09.01.2019
Ai ka mbushur 19 dhe une 27. U njohem nga nje loj ne internet. Kemi 2.5 vite qe flasim dhe kemi kaluar dhe ne intimitet. Jeton ne kontinent tjeter dhe nuk kemi nje date fix se kur do takohemi. Kemi provuar ndjenja qe une nuk i kisha provuar gjithe jeten. As ne lidhjen e meparshme 4 vjecare qe kam pasur. Flasim gjithe kohen ‘kur te Jemi bashke do bejme keshtu apo keshtu’. Kemi pasur shume probleme xhelozie apo diference kulturash apo rrace por i kemi zgjidhur dhe ai me habit me llogjiken e tij. Mos po fantazoj ne kete moshe? Mos duhet t’ijap fund pasi nuk kemi asnje mundesi per tani per tu takuar?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Lidhja ne largesi asnjehere seshte e frytshme.
Ne mungese te nje njohjeje ketu ne Shqiperi per shkak te kompleksiteteve,te ka detyruar te lidhesh me nje person 8 vjet me te vogel.
Non sense
E dashur faleminderit qe na shkruan,
nga ajo qe kuptoj po perjeton nje lidhje ne distance qe vazhdon per 2.5 vite dhe qe nuk jeni takuar kurre. Ti po investon emocionalisht dhe e konsideron si lidhje te vertete duke provuar ndjenja ‘te cilat nuk i ke provuar gjithe jeten’.
Eshte e veshtire kur gjendesh ne nje situate te tille. Shpesh here pjesa jone racionale eshte ne konflikt me anen tone emocionale dhe çdo vendim ne nje menyre ose nje tjeter eshte i dhimbshem.
Besoj menyra me e mire per ta vleresuar lidhjen eshte duke pare dy aspekte te rendesishme. Pikesepari mendo ne terma te kosteve dhe benefiteve. Çdo vendim qe marrim bazohet ne ate qe jemi te gatshem te investojme dhe çfare çmimi paguajme per te. Nese kjo lidhje te jep me teper pakenaqesi sesa mireqenie psikologjike, atehere eshte normale te konsiderosh perfundimin e saj.
Dy vite e gjysem nuk jane pak. Jane dy vite investim nga jeta jote. Nje lidhje virtuale ka marre kohe nga jeta jote reale, duke te dhene ate qe ke pasur nevoje por duke munguar nje element teper i rendesishem per çdo lidhje si kontakti fizik. Sa me intensive behen lidhjet virtuale, aq me i nevojshem behet kontakti fizik. Kjo vjen duke u rritur me kohen prandaj e kuptoj pse po e pyet veten tani a ka kuptim e gjithe kjo. Pra çmimi qe ti po paguan eshte shume i larte ne krahasim me benefitet.
Se dyti, duhet te mendosh çfare kerkon ti ne kete pike te jetes tende nga nje lidhje, e çfare deshiron te besh me te ardhmen tende. Ti je pothuajse ne fund te njezetave dhe eshte moshe e mire per te filluar planifikimin e te ardhmes. Kerkon nje lidhje stabile ne kete pike? Deshiron te jesh e lire edhe per pak kohe te besh ate qe deshiron? Beja vetes keto pyetje pa u ndjere nen presion. Ne qoftese do nje lidhje stabile, dhe e perfundon kete qe ke momentalisht, do te te duhet pak kohe (zakonisht deri nje vit) qe te rekuperohesh prej saj. Gjate ketij viti mund te mos jesh e hapur per njerez te tjere. Pra, duket sikur kjo lidhe vonon çdo gje qe mund te ndodhe ne jeten reale.
E dashur, virtualiteti luan nje rol te rendesishem ne jeten tone si gjenerate ‘elektronike’ qe jemi, por duhet te jemi te ndergjegjshem per aspektet negative. Nese ai merr me teper kohe nga jeta jone reale, atehere nuk eshte me i shendetshem. Per me teper, kur vjen puna te lidhjet online, nuk kemi kurre siguri qe edhe nese takohemi ne jeten reale do te kete kompatibilitet e kimi fizike.
Prandaj vleresoji keto pika, vendos çfare eshte e rendesishme per ty dhe merr vendimin qe te duket me i arsyeshem.
Na shkruaj serish nese e ndjen te nevojshme.
Te peshendes,
Elisa