Këshilla/Blog

02.05.2019

Pershendetje. Un quhem Eralda dhe jam 25 vjece. Un vuaj nga vetbesimi i ulet dhe xhelozia ekstreme. Jam e martuar dhe kam dhe femij. Qe kur u lidha me burrin tim ai shikonte cdo minut ndonje femer tjeter pran nesh. Mua nuk me ve re as kur vishem as kur dal sa vonohem etj etj . Me thot gjith kohes qe un nuk kam asnje vlere. Me ofendon pa fund. Kam humbur vetbesimin nga shum shum gjera qe nuk i shkruaj dot te gjitha. Sa her ai del mua me djeg koka dhe trupi ndjej nje nxehtesi te madhe dhe me bllokohet pjesa e majte e trupit. Ndihem shum kot. Do doja kaq shum te besoja te vetja. Ta doja veten. Ju lutem me ndihmoni

  1. Niko says:

    Pershendetje !
    Meqenese shkaku i problemeve te mija te ankthit kane origjine nga vetbesimi shume i ulet do te sugjeroja te nderroje ambjent ne te gjitha kuptimet , me beso do ndihesh shume here me mire , me e kthjellet dhe do kuptosh qe njeriu vlen me shume nga cmendon ne cdo situate . Por perpara se perpiqu te shohesh gjerat si nje e 3 ne shtepine tende per te gjetur origjinen e problemit te xhelozise tende se mesa po shoh vetbesimi eshte pasoje jo origjine .
    Gjithe te mirat!

  2. Msc. MD Azra Kraja says:

    Pershendetje Eralda,
    Te falenderoj per kurajon qe te ndash me ne shqetesimin tend. Me vjen keq te lexoj per menyren sesi burri yt sillet me ty. Partneri eshte personi qe duhet te jete mbeshtetes, kurajues dhe vleresues dhe eshte vertet e dhimbshme kur eshte e kunderta. Sigurisht qe mosvleresimi, ofendimi dhe neglizhenca jane lenduese dhe ndikojne te vetbesimi i kujtdo. Fakti qe ti ndjen xhelozi ne kete rrethana eshte po ashtu i kuptueshem, pasi te gjithe kane nevoje per vemendje dhe dashuri. Cfare do te thote per ty te humbesh vetbesimin dhe te mos e duash veten? Dhe cfare do te thote te duash veten? Cilat jane gjerat qe ti do beje nese do e doje veten? Mendoj se do te te ndihmonte te reflektoje mbi keto pyetje dhe te merrje disa hapa te vegjel qe pak nga pak te ndihesh me mire me veten. Jam e bindur qe mund te gjesh gjera te cilat sinqerisht i cmon tek vetja, po ashtu qe persona te tjere vleresojne tek ty dhe te fokusohesh tek ato. Sa e rendesishme je ti per femijet e tu dhe per njerezit e tjere rreth teje dhe pse ata te vleresojne dhe te duan? Gjithashtu eshte e rendesishme t’i komunikosh partnerit se sa keq te bejne te ndihesh fjalet dhe sjelljet e tij dhe te reflektosh per arsyet pse ju jeni ne kete marredhenie.
    Shpresoj qe te te kem ndihmuar sadopak dhe mbetem ne pritje te pergjigjes tende!
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV