Këshilla/Blog

29.06.2018

Ka 4 vite gati qe jam ndare nga i dashuri im
i pare, ishte nje lidhje qe zgjati shume pak ppr une e doja shume. Gjate gjithe kesaj kohe kam patur mendjen vetem tek ai e nuk jam lidh me asnje tjeter. Dukej qe shkonim mire, nuk e pranova dot faktin qe mori fund si pa kuptim. Tani ai eshte fejuar me dike tjeter e une ence vuaj shume per te, nuk e pranoj dot. Shihemi perdite sepse jetojme ne 1 lagje por nuk kemi kontakt fare. Ju lutem me ndihmoni, si te shpetoj veten?

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na je drejttuar e ke shkruar për të ndarë me ne lëndimin që ke dhe periudhën e vështirë që po kalon.
    E ndjej dhe e kuptoj të gjithë dhimbjen tënde dhe aq më tepër që edhe pse ka kaluar shumë kohë, ende kjo lidhje ka ngelur e rëndësishme për mendimet e tua por edhe ka bërë që ta kesh të vështirë ti vendosësh “kapakun” dhe të vazhdosh më tej.

    Marrëdhëniet dhembin shumë në raste ndarjesh pasi për më tepër nxjerrin në pah gjithë vulnerabilitetin e emocionalitetin tonë. Madje, ndonjëherë ndarjet simbolizohen me të njëjtën dhimbje që mund të shkaktojë edhe humbja e përhershme e një personi nga jeta, duke nënkuptuar këtu që nga ky moment zhvillohet një cikël mendimesh e veprimesh që nga shoku, dhimbja, forma depresioni e deri te pranimi i asaj që ka ndodhur.

    Por tani e dashur gjendesh në një pikë ku kjo gjë ka ndodhur dhe sic shprehesh ti në letër, aq më tepër personi ka një marrëdhënie të angazhuar me dikë tjetër dhe fakti që ju nuk keni më asnjë lloj kontakti tregon edhe që komunikimi konsiderohet mbyllur.

    Besoj që të gjithë do të donim të ndaheshim mirë me personat që kemi dashur apo duam, të na validonin edhe ndjenjat tona, të na bënin të ndiheshim që ishim të dashur dhe të vlerësuar, por ndarjet janë ndarje. Ato janë të destinuara të dhembin dhe na vendosin në disa sprova për të menduar ndryshe si dhe për tu përpjekur për të marr situatën në kontroll.

    Në raste ndarjesh, ne kemi nevojë të të vuajmë dhe të nxjerrim së jashtmi atë që na dhemb. Prandaj besoj se ti duhet të kesh rrethin e shoqeve apo njerëzve të dashur që mund të dëgjojnë në këto momente. Ka gjithashtu këngë e filma ku ne zhytemi për tu identifikuar dhe një formë mënyrë për të cliruar veten tonë. Kjo është për të të thënë, që mbase është e nevojshme të pranosh që do dhemb apo mund të vazhdoj të dhemb dhe këto forma janë një formë ndihme për ty.

    Gjithashtu është e nevojshme që mos ta përkufizojmë dhe limitojmë veten tonë thjesht me cfarë personi apo personat në jetën tonë ndjejnë ose jo për ne. Kjo nuk është aspak e lehtë sigurisht por kërkon një përpjekje për të menduar ndryshe dhe si rrjedhojë edhe për të ndjerë ndryshe.

    Unë mendoj që kjo me të cilën po përballesh është dicka më e madhe se vetë ndarja dhe personi tjetër, është një lloj sprove për të ripoziconuar veten dhe për ta dashur atë, për ta vendosur veten tënde në plan të parë dhe me shumë konfidencë.

    Kjo mund të bëhet duke marr një kontroll mbi mendimet e tua fillimisht.
    Mendimet që ke aktualisht nënëkuptojnë që ti nuk e ke mbyllur këtë lidhje për një arsye apo shumë arsye
    Kush janë mendimet e tua? Si u bën ti atyre stop kur ndodhin? Si i balancon ato me mendime të tjera më racionale, edhe duke mos e mbivlerësuar personin tjetër, karakteristikat e tij etj, por duke e vlerësuar racionalisht situatën? A mund të gjesh ti angazhime apo gjëra të tjera në jetën tënde që mund të bëjnë të përqëndrohesh te to dhe të ndihesh mirë?

    Unë i kuptoj ndjenjat që ke, edhe ndjesitë e ndryshme që ndodhin me ty, por mendoj që në këtë moment lipset që ti të fillosh të balancosh ndryshe mendimet e tua dhe të fillosh të stërvisësh trurin tënd. Pasi në rast se nuk fillon këtë stërvitje, do të biesh gjithmonë e më shumë në kurthin e mendimeve dhe ndjesive që ke dhe te zhytesh gjithmonë e më shumë në to.

    Mbase ke nevojë ende për shpjegime nga personi tjetër, po duket se kjo nuk është e mundur në këtë moment dhe mbase duhet të fillosh ta shohësh si një avantazh për të menduar ndryshe.

    Gjithashtu do të këshilloja që të zgjeroje rrethin tënd shoqëror, të ishe më pranuese ndaj ftesave dhe miqësive të reja (pa sforcuar veten), por besoj se kjo do të jap prespektiva të tjera të njohurit të vetes por edhe të tjerëve, të vlerësimit e vetvlerësimit. Momentin se kur do të krijosh një lidhje ose jo është në dorën tënde dhe në momentin e duhur dhe në bazë të asaj që ndjesh por besoj që është dicka shumë e mirë të orientohesh ndryshe.

    Shpresoj që përgjigja ime të të ketë ndihmuar sadopak dhe uroj vërtet që nga e gjitha kjo ti të dalësh me më shumë përqëndrim te vetja jote dhe me konfidencë.

    Jemi gjithmonë këtu për ty, në rast se do të na rishkruash dhe të ndash me me mendimet e cdo ndjesi tënden.

    Me respekt,
    Almandina

  2. Anonymous says:

    Faleminderit qe me je pergjigjur, e ne menyre aq te detajuar. Ndjeva nje lloj qetesie pas cdo fjale, e sidomos te pjesa kur me thua te kuptoj. Ndonjehere me duket vetja si budalle,, si mund vuaj une aq shume per dike qe nuk me vleresoi. Por thelle thelle ndiej qe me eshte cenuar krenaria, i them vetes c paske qene kur nuk je e zonja te besh dike per vete. Por lidhja pare, une nuk dija si te sillesha. Jam natyre shume e urte, ndonese jam rritur duke mos munguar gje. E prita kaq vjet me shpresen do e kuptoje se meritova me shume, u shkollova, hyra ne pune. Nderkohe u fejua me dike me te vogel, me diference ne moshe dhe qe po e shkollon vete. Eshte e mire per tu pa, por dhe une nuk kam te share, secila ne vecantine e vet. Eshte kaq rende x mua kur detyrohem perballem me to, e me duket vetja e pavlere, thjesht sepse nuk ia dola ta beja per vete, e ta kisha timin. Dukej aq i afeksionuar pas meje, nuk e di si morem fund. Nuk arrita tia pranoj vetes. Me jane thyer endrrat, zemra. E kam aq te veshtire te jem perdite perballe me te, e te ngushellohem vetem me faktin qe e pashe. Nuk e di a do me marri fund ndonjehere kjo vuajtje, me duket kaq e veshtire.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV