Këshilla/Blog

Ked 27.03.2023

Si jeni?Une doja tju shprehesha per nje ngjarje qe me ndodhi kto kohet e fundit.
Per te Mar,pak mirkuptim e mendim keshillues nga ju.
Te me tregoni kush ka faj,e ca me ndodhi.
Ateher une kam qene e lidhur me dy kushurira qe I kam dashur,afruar e mbrojt si motra jo vetem si e aferme tyre.Familjet tona nuk shkonin me nenat e tyre dhe nenat e tyre me urrenin mua e nenen time.
Pavaresisht kesaj une I kam mbroj kur kane qene te fyera e kan pas te drejt.
Por preva lidhjet me ato se kuptova ikin nga fryn era,e sme kan njoh gjith kto vite.
Njera eshte 22 vjece ,e kam goc halle ,ajo e halle 13 vite kan jetu me ne ne nje shpi,sic thash kemi pas mjaft konfliket me nenen e saj te divorcuar,pavaresisht nuk shkonin prind e mbaja afer,nejse kur I vdiq mami saj te madhes ajo iku tek I ati ne fshat,tani mbas 10 vitesh ne 2023 Jane kthyer perseri ne Tiran per pune e te jetojn ktu,vinte takonte gjyshen ca here,une e afroja e respektoja,dilja,mundohesha ta ndihmoja gjithmone une I thoja te dilnim e interesohesha per te,me shume mu duk njohje se sa lidhje farefisnore,nejse se mora per baz se thash eshte normale mbas kaq vitesh ndarje,po kalonte kohe e nuk pash asnje ndjenj reciproke e interesim ndaj saj,perseri anashkalova,kushurira e vogel eshte 12 vjece,okay ju mendoni eshte e vogel,por ajo per te Mar gjerat e mia,per te me pyet per jeten,shoqerin,per te Mar informacione per tu anku ku si pelqej dicka,ia pret mendja per interesa,kur vjen puna te kuptoj e pranoj gabime ska,edhe me familjen e kesaj prind e mi kane pas probleme boll,nena e vet njeher vetem me fyen e nxiste te bijen kunder meje kushuriren e vogel,ka ber e kjo e vogla ca gjera qe me kan merzit ,sherre gjera po ia kam fal hajt femij kam then,kur kam pa’s faj une me nenen e saj(gruja xhaxhit) kam kerku falje,po mua gjithmon me eshte hedh faj e jam fajsu nga familja ime e asaj per cdo gje,per mua spyet kush,une haha llafe nga prind e ate te voglen e mbaja,nusja xhaxhit fyente ,goca e
vogel e xhaxhit kushurira 12 vjece normal qe ndikohet nga opinioni tjerve ne kte mosh .po me duket eshte e cik tip si e nena saj nusja xhaxhit ,njeri mosmirnjohese e zhvatse si I ati,familja ime me familjen e saj nuk shkojn,mbas vitesh konflikti tani qe kemi shpia te ndryshme jemi si komshinj as per mir as per keq.
Tani e nena ime ka episode depressioni,ka vite qe spunon,me vellain e babain edhw mamin tim skam komunikim per halle,nejsw ata me fajsojn ,neglizhojn as u hyn pun ca bej e dua.
Une e kam pa’s te veshtir te rritem e ti mbaj maredheniet ne kte ambient toksik.
Pervecse problemeve shendetsore,familjare kam vuajtur shume ne menyre te ever bullizmin e ne shkolle qe vetem kujtimet,edhe cdo njeri qe mi ngjan atyre njerezve qe me fajsonin,fyenin keqkuptonin ,poshteronin me ngjall ankth,e dhimbje,shyqyr ne master kam marrdhenie te mira me koleget.Esht e gr I vogel e nuk ka shance per bullizem se masteri profesional ne degen qe bej max 4 veta vijm ne klas 8 jemi gjithsej.Te gjith kolegt e mi ,edhe pedagoget me pelqejne,edhe une kenaqem kur tregoj njohurit e mia ne lend te ndryshme,ata mendojn se une kam dije e jam vajz e mire,per her te par ne jeten time ndihem e parë,e vleresuar,e mirepritur,ne te kaluaren sistemi shkoles,njerezit qe me rrethonin me sjelljet e tyre nuk me lejonin te shfaqja pikat e mia te forta,e kur i shfaqja mi mohonin,keqkuptonin,ose gjenin deshtime aty te godisnin,tani eshte ndryshe,askush nuk mi mohon vlerat dijet,dhe me ben tabel qitje per tipin apo gabimet qe bej,shyqyr nuk i coj kembet
zvarr per ne shkolle me zymtesi e monotoni,me friken ca ndodhi,megjithse une kam dyshime a e meritoi admirimin e tyre,a ka ndonje gje qe su pelqen te une po ndoshta shtiren si te dashur per interesa ose meshir.Ky dyshim u forcua me nje ngjarje qe ndodhi kto dite.Une shkova me kushuriren e vogel gocen e xhaxhit 12 vjec ne kursin e nje shkolle profesionale te goca halles 22 vjece qe ishte kursante aty,ne ikem te bejm thonjt,mir qe diten e par mezi e gjetem adresen na than te vinim te nesermen.Okay shkuam te nesermen.
Une u ula tek nje vajze,vetem per gocen e xhaxhit shkova per te vogeln per te ber thonjt,u nisa qe pik mgjesit per tekat e saj jo se doja po thash ti plotsoj qefin femij eshte e shkuam ne atje u ula te nje vajz,por ngaqe I kam thonjt shum me hark,me gung,ngaqe kam probleme me mushkerit dhe jan ne form ndryshe,po ndieja dhimbje kur mi punonin,edhe bertita,cmund te bej
njeriu shkret kur ka dhimbje fizike,a nuk eshte e natyrshme te bertasi,I tha ajo zysha nuk durojm klient qe qajn beja me gje tjt,okay deri ktu injorova,as nuk e mora per keq,me von kur I sugjerova nje vajze si I doja dizenjot e thonjve kjo zysha tha mos lodh buzet po beja si do ,I thash nuk I kam problem si do ti bej thjesht I thash nje mendim,ta thuash mendimin tha ajo okay
deri ktu,une sja mora per keq,e anashkalova kte pjes por qe mendova po beheshe monotone situata e mos ajo qe jepte mesim kishte pakenaqesi ndaj meje.Thash te filloja muhabet.Une me qellim te mir e shkreta perfudova e fyer.
I thash zyshes ca shkolle ke mbaruar,okay kam mbaru tek laboratori e drejtesi ,mir I thash,punon ktu,Pastaj me tha zysha pse si duket ty,jo I thash po mua me pelqen te punoj profesion,ca ben shkollen ku se ben punen ta lesh diplomen sirtar, pse shkolla sbehet vetem per pune behet e per tru ia priti njera nga studentet,po mir m I thash,ia priti kjo zysha ty te duket pune e perbuzshme kjo sa Mar une 4 or si mer atje ti qe punon 8 ore ,qe une nuk e thash fare kte gje ,ajo tha qe I nenvlersoj punen,ajo e mori per keq nje opinion qe thjesht e thash me sinqeritet, tani nese asaj si pelqen w verteta e saj ca faj kam une,ca faj kam tjetri psh nese me thot mua neser qe punoj jo ne profesion ku eshte e vertet,pse duhet te ofendohet njeriu nga e verteta, filloj kjo
zysha duke me fyer mua me nje kursante te Sajen qe kishte shume muhabet.Mend ska mend sdo mend shiste ja bente pa pik turpi,une cdo gje me sinqeritet e per muhabet ,thjesht mendoja ishte bised ku po diskutonim mendimet ,ato vazhduan ta mernin per fyerje,si sulm e nenvleresim.
Une jam e drejtperdrejt I them gjerat ne sy,nuk ja dua te keqen njeriu,as nuk fyej,por se di pse robt jan aq te ligj e idiot sa nuk I kuptojne qellimet e mia ose thjesht nxjerrin perfundime qe as une si di per veten e ne bake te ktyre fyerjeve qe u kam then gjoja me thon 100 fyerje te tjera te merituara.
E pastaj vazhduan kto te dyja nxense e mesuese jo ti po na nenvlereson punen ne e po te durojm shume.Pse ke ardh ktu ti besh kur te duket ashtu,une u mundova tua shpjegoja qe skisha qellim fyerje por ato vazhdonin,me tha kjo zysha me fjal vulgare mir e dhieve po mo e ngacmo mutin te mbaj er ,sa debile per zotin,pastaj me beri nje pyetje fyese te gjith mendojm je ti gabim ke kaq mend tw mendosh kush eshte gabim ktu,vetem ti je mir,une u thash qe mos I keqkupto gjerat ,ofendim eshte dicka qe thuhet me qellim te keq une ta thash si mendim,nuk desha te fyej,jo sdegjonte ,une mendoi se ajo zysha me shume se e indinju per ate ca thash donte te dilte e palagur nga kerkesa e llogaris qe i kerkova per fyerjen gjeti nje justifikim e filloi te bashkoheshe me studenten per te me sulmuar verbalisht me fjal te ulta shfrytezoi poziten e saj,faktin qe kishte shoqeri aty per te me lenduar mua,
Madje studentja e saj qe e kishte servile me erdhi me fytyr si e pacip te me tregonte te mbyllja gojen me gisht,me erdhi tja shkulja floket aty aq e turperuar u ndjeva po ishte shkolle e gjitha ato vajza,pastaj i thash kesaj studentes,qe te kuptonte qellimin tim,ja e une do punoj jasht profesionit ca thot kjo sme intereson vazhoi ,pastaj zysha tha skishim koh ti benim dje thonjt ti sje terezi me foli ter percmim,okay une isha gabim kur mendova qe kishin kohe ti benim me vone po pse te fliste ashtu se si njihja fare as ate as shkollen pastaj i thash,pse e gjykove kushuriren time i thash ,zysha tha -ajo 12 vjece e justifikova per punen e
masazhit ca pyeti se eshte e vogel(kjo zonja do te gjykoj t ket mendime per tjert vet nuk do te gjykohet🤦‍♀️)
U thash ne shkolle nuk me flasin kshu nuk marin gjera per keq ndoshta sduan te kushtojn vemendje tha,servile zyshes e kjo sikur I njeh ajo ata e mua.
nuk thash naj gje te pafalshme i thash as me intereson kjo fare bertiti,vec me ty kemi pas probleme ,(normal se klientet e tjera si jepnin muhabet e vemendje apo jo,un u kushtova rendesi me shume se duhet po se dija qe ishin idiote fare per sher e skena) ma benin gjeje gabimin te vetja,mir qe fyen po me benin me faj mua ,
kushurirat e mia ishin deshmitare
aty,njera 22 vjec kursante tjt 12 kliente si une ,asnje nga ato nuk tha nje fjal aty normal per interesat e
punes.Sdonin llafe,qe une per ato e kunder prinderve te mi kam dal kur i kan largu e fyerj..Pastaj ato studente e zysh
me perzun perjashta,une u
ndjeva shume e lenduar,ne fillim shkova me qellime te mir ,u keqkuptova,u poshterova
ne sy te te afermve te mi per hic gje,po nuk
Sillesh tjetrit ashtu pse ste pelqen opinioni tij sidomos kur ta Shpjego qe sta tha per fyerje po ato kishi. Qef te me lendonin mua qe te dilnim vete te fituara se kishin pozit aty une isha e panjohur pa mbeshtje.
Ajo ngjarje me ktheu ndikime e persekutime publike ne te shkuaren ku me fyenin akuzonin pa te drejt grup me nxenes e askush smu gjend prane e sme besoi.
Njejt nodhi e aty..Kushurirat e mia mir ne zyr nuk reaguan po ato edhe jasht me fajsuan e lenduan me shume duke me then mua qe ajo ka biznesin e saj,edhe une e meritoja ate sjellje se ofendova e para e nenvlersova punen.Mir e vogla femij 12 vjece por edhe e madhja qe eshte 22 vjec ,une I thash qe se kisha per fyerje e thash per mhb,pastaj kisha nevoj te me degjonte dikush por ajo goca halles nuk tregoi Farr interes te me mbeshteste e degjonte pjesen time te historis ,por tha nje justifikim gjoja e preg vellai,eshte von e kshu,mua kjo mu duk goxha munges respekti dhe neglizhenc e madhe qe mir ne pune nuk foli per interesa por e jashte zyre me la ne balt e nuk me degjoi 5 min madje e me fajsoi,une I thash qe eshte nje hipokritw e mosmirnjohese qe sdi te ndaj te miren nga e keqja edhe prisja te me njihte e kuptonte gjith kto vite jo te ikte nga feynte era,u ndikua nga opinionet e te tjerve e me hodhi posht,nuk beri as minimalen per mua mir qe sme mbrojti kur u ofendova,I thash meqe jam fajtore syt e tu rri me ato te kursit kur te mbaroj kursi skan per ta pare me bojen me mua ske pune me ,as mos provo te me afrohesh tani e tutje I kam kput maredhenien me ty e me gocen e xhaxhit qe eshte me e vogel se e ajo njelloj si ti mendon e do behet kur rritet,pavaresisht se eshte 12 vjec,Ne whattsup I kam shkruajt nje pjes pse dua ta ndaj lidhjen e arsyet sepse iku direkt e spo e takoja me,kurse kjo goca xhaxhit kushurira vogel qe jeton afer shpis sime nuk vjen me te rri me mua,edhe kjo ndikohet nga mendimi tjerve mendon jam e keqe ,budalle edhe e kisha gabim,nuk pres pjekuri nga nje 12 vjecare po te pakten ajo ta mendoi qe une ndava gjerat sendet me te edhe e kam afruar,te dyja I kam pre nga jeta ime,edhe nuk ndihem sikur me ka Mar malling per ato sepse shikoj qe jo qe sme kane njohur e kuptuar kurre por as nuk me
kane dashur,vetem me kane perdor per kalim kohe,marrje gjerash e informacionesh.mir qe Me lan kur kisha me shume nevoje por edhe u dhane te drejte personave te panjohur dosido qe me poshteruan kur qen prezente aty ku ndodhi ngjarja edhe e dine shume mire sa vuajtje kam heq une ne jete ne shpi shoqeri ,shendet edhe i kam afru si motra ato mendojn keq per mua nga ajo qe ndodhi a thua gjith ato vite kane qen kot..Ato as nuk duhet me cu nder mend qe une kam qef ti fyej ti ul te tjeret sepse duhet te me njohin apo jo,a nuk duhet ta shikojn e logjikojn e sjelljen atyre femrave qe me poshteruan si te padrejt ndaj meje//kjo per mua ishte e papranueshme si sjellje e mendim ndaj gjerave qe une kam ber per to,kurse une I desha si motra.Ato u ndikun nga fjalt e tjerve,as sme degjuan arsyet,me fajsuan pa te drejt ,me lenduan e u larguan nga une,prandaj une I preva nga jeta ime si maredhenie,tani as dua ti shoh. Mundova ta shpjegoj me vellain kte situat po atij si intereson ,nuk shfaq pik dashurie e kuptueshmerie,madje as me njeh jo me te me kuptoi,si familje jemi vetem si bashkejetues ne nje shpi jo qe kemi lidhje dashurie e komunikimi.
Zakonisht kuptova qe mjediset e hapura jan ne disfavorin tim sepse ka lloj lloj tipash qe per vemendje hapin skena e me hedhin faj per qellime te keqija qe si kam me mendimet qe shfaq ,pse duhet ta mbaj veten un ca ndjej se ka njerez qe se kontrollojn gjuhen ter helm.Dreq o pune .Pse nuk me pranoin njerezit me kte sjellje e tip qe kam ,nuk desha une te jem kshu as nuk po I bej keq njeriu .Jo se dua te bej viktimen po ashtu ndihem.Tani jam izolu fare.Nuk me pelqen fare as te socializohem asgje,humbas veten ne libra ,muzik,xhiro vetem,kolegt e klases Jane te mir por po ankohen pse nuk jam e afert me ta,se din ata qe vuaj friken e poshterimit ,gjykimit e braktisjes.Te gjith kto gjera me ben te humbas besimin te Njerezimi,zoti,Familja.
Tani dua vetem te shoh veten te mbyt ne pune ,studime e gjera qe dua.Edhe nje sjellje e mir e fjal e mir sme hyn ne sy,kam formula nje resistance,mosbesim ndaj fytyrave te qeshura,lavderimeve,miqesive,me duken pa lidhje te perkohshme,false ,deri sa te leverdis ose sje ne dit te veshtira.
Ndihem sikur nje objekt pa jet.

  1. Oliana Manaj says:

    Përshëndetje e dashur.
    Më vjen mirë që ke gjetur kohën dhe ke shkruar shqetësimet e tua duke na besuar ne. E lexova letrën tuaj disa herë, jo vetëm për informacionin e plotë që na ke shkruar por edhe pasi në këtë letër dalin në pah disa problematika që të shqetësojnë. Në këtë letër mund të diskutojmë për disa pika. Po e nis letrën tuaj nga fundi. “Ndihem si një objekt pa jetë”.
    Të jetosh do të thotë të ndjesh emocione, të gëzosh, të vuash, të shqetësohesh, të dyshosh etj. Që në fillim letra juaj nis me një dyshim që ti ke shprehur për veten tënde nëse ke ti faj për prishjen e marrëdhënieve apo jo. Marrëdhëniet që ndërtojmë shpeshherë janë të pashëndetshme dhe jo të bazuara në respekt reciprok dhe dashuri. Ndodh që dashuria dhe respekti të jenë të njëanshëm ashtu sic ti ke shprehur në historinë tënde. Dua të theksoj se në këtë letër më e rëndësishmia je ti dhe ajo cka ti po përjeton. Ajo cka të tjerët janë duke përjetuar në lidhje me këto situata, lidhet me ta. Por jo me këtë letër dhe këtë përgjigje nga ana ime. E them këtë për të të thënë që është e rëndësishmë të analizojmë së bashku cështje që kanë lidhje me ty. Ti nuk ke në dorë sjelljen e njerëzve të tjerë, as faktin nëse ata janë mosmirnjohës ose jo, as problemet e tyre me veten dhe komplekset e tyre, por ti ke në dorë cështjet që të shqetësojnë ty dhe së bashku do të mund ti kthejmë përgjigje disa pyetjeve. Më e rëndësishme se ajo cka kushërirat e tua, pedagogia apo persona të tjerë të kanë thënë, është ajo cka ti ke besuar për veten tënde. Njerëzit do të thonë shumë gjëra për ne, disa të vërteta disa jo, por kjo nuk do të thotë që e vërteta është plotësisht ashtu.
    Të vërtetën rreth nesh e dim vetëm ne. Nga ana tjetër fakti që kushërirat nuk të kanë vlerësuar dhe janë treguar të padrejta me ty është dicka që lidhet me to dhe me problemet dhe komplekset e tyre. A janë të drejta ato? Këtë nuk mund ta them. Përjëtimi është yti. Kam ndjesinë se vuajtja jote në lidhje me të tjerët lidhet me pasiguritë që ti ndjen ndaj veten tënde dhe asaj cka beson se ti je. Gjithashtu nevoja për të patur përherë njerëz në krahë edhe kur ndoshta ata se meritojnë lidhet me frikën që ke për të qëndruar vetëm dhe frikën se mos ndoshta nuk je “ e mirë “ mjaftueshëm. Të jesh e mirë nuk do të thotë të sakrifikosh veten dhe qetësinë tënde. Përmende në letër bullizmin që ke vuajtur në fëmijëri.
    Do të doja të flisnim më gjatë për ndjesitë që ke përjetuar gjatë asaj periudhe. Duket se janë të njëjtat ndjesi. Duket se fyerjet e pësuara atëherë të kanë bërë të mos besosh më tek ajo që je dhe gjithashtu të mos besosh tek të tjerët. Kur nuk kemi besim te vetja, fjalët dhe veprat e të tjerëve na lëndojnë më shumë pasi frika jonë është se ndoshta ato fjalë janë të vërteta. Gjithashtu ti përmend edhe ambjentin toksik në familjen tënde. Të gjitha këto kanë ndikuar në mënyrën sesi përballon veprimet e të tjerëve dhe ndoshta edhe gabimet e tyre. Kam ndjesinë se të gjitha ato cka ke përjetuar në fëmijëri, bullizmi në shkollë, problemet në familje, problemet farefisnore kanë bërë që të kesh ndjesi zemërimi. Ky zemërim zgjohet sa herë bije ndesh me individë veprimet e të cilëve të duken të padrejta. Do të dëshiroja të qëndronim më tepër te fëmijëria. Të flisnim më gjatë për ngjarje të fëmijërisë që kanë shënjuar jetën tënde pasi janë ato që ndikojnë në mënyrën si përjetojmë ngjarjet e tanishme. Përpiqem të kuptoj ndjesitë e tua të vetmisë, të tu ndjerit e neglizhuar dhe e padëgjuar edhe nga familjarët.
    Ndoshta ndjen se dhe të tjerët stë dëgjojnë dhe stë kuptojnë ashtu sic je ndjerë në fëmijëri. Do të këshilloja të fokusoheshe më shumë të vetja jote sesa të ajo cka të tjerët bëjnë, ti kushtosh rëndësi asaj që ti ndjen dhe të përpiqesh të reflektosh se nga vijnë këto ndjesi. Të gjithë njerëzit kanë komplekset e tyre dhe arsyet e tyre të brëndshme se pse sillen në mënyra të caktuara.
    Në fund të letrës shprehesh se je izoluar kohët e fundit. Është pozitiv fakti që I kupton arsyet e izolimit tënd, frikën që ke nga braktisja dhe nga poshtërimi dhe nga thyerja e besimit. A mund të të pyes më tej sesi këto frikëra të bëjnë të ndihesh? Si është të ndihesh si një objekt pa jetë? Të qëndrosh me veten është dicka e mirë, të marrësh kohë për të dëgjuar muzikë, ecur dhe për të ndenjur disi vetëm do të ndihmoj në punën tënde me veten të cilën sapo e ke nisur. Megjithatë ndonjë person të cilit I besojmë do të na ndihmonte.
    Ndoshta ende shumë tematika sjanë prekur pasi letra juaj ishte e gjatë dhe e mbushur me detaje, por nuk do të dëshiroja të shkaktoja konfuzion tek ty. Në këto momente të këshilloj të bësh gjërat që ty të pëlqejnë dhe që të japin kënaqësi, qoftë edhe duke qënë vetëm dhe të fokusohesh tek ajo cka ti beson për veten tënde.
    Ndoshta mund të bësh një listë me gjërat që të pëlqejnë të vetja dhe ato që stë pëlqejnë dhe së bashku mund të punojmë me këtë gjë.
    Gjithashtu të këshilloj nëse ke mundësi të ndiqesh nga një këshillues ose psikoterapist në mënyrë që puna me veten të jetë me e plotë dhe të fillosh procesin e gjatë të vet-eksplorimit.

    Të falenderoj që na ke shkruar, na gjen edhe në chatin online të faqes sonë.
    Gjithe te mirat,
    Oliana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV