Këshilla/Blog

11.01.2018

Une jam gay,shoket me tallin,dua ndihme

  1. admin says:

    Pershendetje i dashur,
    shqetesimi juaj i eshte derguar ekspertit perkates, nderkohe qe pret pergjigjen, te ftoj te lexosh histori te ngjashme me tenden dhe pergjigjenn qe eksperti i ka dhene.

    Linku me poshte:
    https://nukjevetem.al/pytjet/jam-gay-si-mund-te-ndryshoj/

    Gjithe te mirat,
    Stafi i Nuk Je Vetem

  2. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje
    Faleminderit që na ke shkruar dhe na je drejtuar për atë cfarë po të shqetëson. E kuptoj që nuk është aspak e lehtë të gjendesh në situata ku bashkëmoshatarët të tallin, ofendojnë apo të trajtojnë keq dhe aq më tepër kur kjo lidhet me preferencat sekuale që ngelen një aspekt delikat the intim i jetës. Kur kemi trysni të tilla të jashtme normalisht që lëndohemi, na goditen shumë gjëra të vetes sonë dhe nuk dimë se cfarë sjelljesh të kemi ose kërkohet të mendojmë për mekanizmat e duhur për ta përballuar të gjithën.
    Në fakt, na kanë shkruar shumë djem e vajza për seksualitetin e tyre dhe faktin që mund të ishin në gjendje konfuzioni lidhur me identitetin e tyre si dhe që ndjehen jo të mirëkuptuar e keq nga ambjenti i jashtëm.
    Gjithsesi, në letrën tënde, mungon një informacion më i plotë për cfarë konkretisht kërkon ndihmë nga ne. Unë do të sugjeroja ta rrethosh veten me persona që të kuptojnë dhe të njohin e vlerësojnë ty, sado të paktë të jenë ata. Përpiqu të mobilizosh njerëz që i ke të afërt, mik apo mikesha që të mund të flasësh por edhe që mund të ndihmojnë në situata të tilla.
    Gjithashtu jeta jote private duhet të jetë private kështu që përpiqu që ta mbash të tillë dhe intime.
    Nga ana tjetër, përpiqu të gjesh mundësitë ku personat me të cilët ti ndërvepron më shumë të kenë mundësinë të të njohin ty për aspekte të tjera të vetes, apo gjëra që ty të pëlqejnë. Njerëzit ndihen mirë kur gjejnë të përbashkëta me persona të tjerë (pëlqime muzikore, ndoshta ti je i mirë në dicka). Mendoj që kjo mund ti ndihmojë tw tw shohin ndryshe dhe pwr atw qw je.
    Nuk po them që është e lehtë por do të ishte mirë të provojmë e gjejmë mundësi të influencojmë ambjentin. Kur kjo është e vështirë apo e pamundur atëherë gjejmw mwnyra pwr tw ruajtur veten dhe jeten tone.
    Je i mirëpritur të na shkruash më gjatë se si pret të të ndihmojmë apo këshillojmë,

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV