Këshilla/Blog

Ria 07.02.2021

Pershendetje.

Koheve te fundit po pesoj ndjesi te tilla si : humbja e interesit ( per aktivitetet e perditshme : punen etj, nuk me behet as te ngrihem te punoj), rrahje shume te forta te zemres, shtrengime ne kraharor, mungese e theksuar gjumi, mbingarkese mendimesh, parandjenja te keqija etj.

Nisur nga simptomat , cfare supozohet te jete dhe si mund t’i lehtesoj simptomat?
Faleminderit nese pergjigjeni.

  1. Endri says:

    Pershendetje Ria,
    Te falenderoj qe je drejtuar me shqetesimin tend.Mendoj se pikenisja e gjithckaje ka te beje me ate cfare ty te ben te lumtur.Ndalu per nje cast,ngriji mendimet e keqija dhe fokusohu ne gjerat qe ty te bejne te lumtur,plot pozivitet dhe te japin kenaqesi.Nje hobby si gatimi,fotografia,kercimi,shetitja ne natyre,nje pasion yti.Ne pune gjej njerez motivues,qe te japin shtyse per tu ndjere mire,kerkon dicka me te mire gjen nje pune ku do ndjehesh me mire 🙂 Ke plane? E zeme deshiron te zhvillosh nje hob tendin,beje synim,ke kaq shume gjera per te arritur…Ti Ria mund te behesh e zonja ne nje hobby tendin,cfare hobby ke,vendose si objektiv…Sa gjera te shumta ke per te arritur e per tu argetuar,i leme keto mendimet e keqija dhe fokusohemi tek to 🙂 Natyra te pelqen? Shetitjet ne natyre do ta sheronin shpirtin tend te ngarkuar,clirohu ne natyre ne fushen plot mimoza dhe luledele te sapocelura per pranveren qe po vjen 🙂
    Ndihu plot pozitivitet,ti Ria e meriton te ndihesh mire 🙂
    Na shkruaj ketu sesi ndihesh dhe stafi i NJV gjithashtu do te ndihmoje me keshillat e tyre te vyera.
    Te gjithe kalojme momente te veshtira,dhe te gjithe i kapercejme se bashku.
    Ti nuk je vetem 🙂

  2. Msc. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Me sa ke pershkruar perjetimet e tua duken si perjetime ankthi. Duket qe je duke u perballur me nje konflikt emocional jot e vogel. Cfare mendon se mund te jet duke te te munduar. Mendoj se eshte e rendesishme te bisedosh me dike ne lidhje me kete gjendje dhe shqetesimet emocionale qe po te sjellin te tilla shqetesime ne fuksionimin e perditshem. Kur ka dicka qe na mundon, nje dilem ose konflikt emocional qe kerkon zgjidhje i gjithe trupi yne reagon dhe mendoj se simptomat qe po kalon diktojne pikerisht nje gjendje te till. Nese deshiron te mirepres ta vazhdojme biseden e chatin e nukjevetem.al per te kuptuar pak me qarte se si mund ta menaxhosh kete gjendje. Te uroj gjithe te mirat.
    Perzemersisht,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV