23.07.2019
Pershendetje!
Jam 20 vjeçe dhe kam tentuar te kryej marrdhenie seksuale mbi 5 here por nuk kam arritur, pasi nuk kam ndiere asnjelloj eksitimi, perveç heres se pare ne moshen 11 vjeç(e vogel, por kisha deshire dhe kuriozitet ta di dhe ndiej sesi eshte).
Gjate tentimeve kam pasur dhe pak zgjerim te organit por qe nuk ka hyre plotesisht, vetem koka.
Nga kjo desha te mesoj se pse nuk kam deshire seksuale, qofte te mastrubohem apo edhe kur kam kontakt me nje mashkull. Çfare mund te kete ndikuar kaq shumr ne humbjen e deshires per ta hequr virgjerine dhe gjithashtu te mos ndihem e lire? Them e lire, pasi ndihem vazhdimisht ne presion qe mos ta heq, dhe qe femra duhet te jete e virgjer pasi kur te dashurohet, mund te ja mbylle gojen nje mashkulli se me ka mare te virgjer 😕.
A eshte ky nje mendim qe pengon aktivitetin dhe deshiren time per te ndier kenaqesi?
Çfare mund te bej te me vije kenaqesia?
A mos ndoshta nuk kam gjetur akoma personin e duhur?
Çfare mund te rrise vetvlersimin tek nje femer, perveçse virgjeria dhe si mund ta mbaje ate vetvlersim edhe pasi e humb?
Gjithashtu a ka nje moshe te caktuar kur femres i vjen deshira per te kryer marrdhenie seksuale?
Sa mund te ndikoje stresi ne deshiren seksuale?
Gjithashtu, a mund te ndikoje humja e shpeshte dhe fitimi i peshes ne ndjenien e deshires seksuale?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. E kam lexuar 2 here grumbullin e pyetjeve te tua. Nuk eshte e thjeshte te pergjigjesh, pasi per keto duhen faqe per te shkruar. Gjithsesi, ka disa gjera qe dua te t\i specifikoj. Deshire ti ke patur qe 11 vjece, kur kane filluar ndryshimet hormonale te pubertetit, bashke me kuriozitetin. Shume vajza nuk ndjejne shume deshire/kenaqesi heret e para, te tjera po. Jane perceptime te ndryshme qe varen nga shume faktore. Mendoj se thelbi qe duhet te diskutosh me veten eshte ceshtja e vetevleresimit: do qe te kesh deshire seksuale, por nuk do te humbesh virgjerine, se mos humb vetevleresimin per veten. Pse, kaq pak vlen ti, sa nje membrane? Po mendja, zemra, shpirti jot, nuk vlejne fare? Sigurisht qe nuk ke gjetur njeriun e duhur ende, sepse nuk do beje keto pyetje po te ishte keshtu.