Këshilla/Blog

Adam 28.06.2021

Ndonje her edhe kur jm ne rrug sesi mduket sikur me merret fryma ka nja 3 a 4 muj heren e par sa u shtriva ne krevat mu duk sikur vdiqa a kpt me vinin mendime te kqija pstj ajo filloi cdo nat dhe tashi ndonje her me duket sikur me merret fryma ku jam ne rrug ose ne shpi ma jep ndonjeher skm bo asni analiz asigjo ngq e km dit se e km nga ankthi ose se di

  1. Msc. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Nga pershkrimi duket se je duke kaluar nje gjendje ankthi. Ti thua qe ke rreth 3 – 4 muaj qe ndihesh keshtu, cfare mendon se ka ndodhur qe te ka destabilizuar emocionalisht para 3-4 muajsh? Shpesh here antkhi vjen si reagim ndaj konfliktee te forta emocionale ose ndaj ekspozimit ndaj frikerave te medha qe shpesh here mund te jene edhe te pavetedijshme, pra frikera qe i kemi te veshtira ti kuptojme apo ti pranojme. Ti thua q eke mendime negative, mund te ti pershkruash pak te lutem se si jane keto mendime? Mundohu te ndalesh ne cdo detaj pasi jane te tilla mendime qe te tregojne se cfare frikerash te mundojne. Une mirepres pergjigjen tende per tu ndalur pak me gjate mbi shqetesimin qe po kalon.
    Perzemersisht,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV