29.05.2017
Pershendetje jam nje djale i ma shkolle te larte kam nje problem, se e kam te veshtire te lidhem me femra. jam i ndrojtur shpeshhere per nje pjese te femrave kam nje nenvleresim, kryesisht per femrat qe jane te palexuara.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pse e konsideron problem kete gje? Une mendoj se ti thjesht nuk humbet kohen me femra qe nuk i pershtaten intelektit tend . Do vije momenti qe do jesh me dike qe te ben te ndihesh mire dhe te jesh vetvetja… ndoshta se ke gjetur ende , por do vije shume shpejt. Deri atehere mos u ndje ne siklet, ti po ben gjene e duhur. Gjithe te mirat.
P.S u shtofshin djemte si ty ?
Përshëndetje!
Nëse je i ndrojtur dhe mendon se kjo gjë të prish punë në marrëdhëniet ndërpersonale, përpiqu të ndryshosh disi duke kaluar më tepër kohë me shoqërinë, sidomos nën shoqërinë e tipave të kundërt me ty, në mënyrë që të kesh mundësi edhe ti ti përshtates natyrës së tyre, të jesh më i shpenguar, të mos kesh komplekse, pra në njëfarë mënyre të jesh më i hapur ndaj njerëzve dhe më aktiv në ndërveprimet sociale.
Gjithesesi, kjo është natyra jote dhe nuk ka asgjë të keqe të jesh tip i tillë. Përsa i përket vajzave, ndoshta lidhjet e mëparshme të kanë bërë të paragjykosh dhe të përgjithësosh mendime negative për cdo femër.
Në qoftë se i nënvlerëon femrat e pashkolluara, atëherë përjashtoje këtë kategori nga njohet apo lidhjet që mund të krijosh. Kërko vajza që kanë mbaruar shkollën e lartë si ty, pra përzgjidh ato që e plotësojnë këtë kriter. Më pas janë faktorë të tjerë ato që ndikojnë në pëlqyeshmërinë reciproke, si psh: pamja fizike, komunikimi, përputhja e mendimeve/qëndrimeve etj.
Jepi vetes mundësi të krijosh njohje të reja me vajza por pa i paragjykuar ato, ende pa i njohur!
Te uroj gjithe te mirat!