Maria 03.11.2022
Pershendetje ,Ju shkruaj sepse ndodhem ne nje situate teper te veshtire per mua tani dhe nuk di cfare te bej e kujt ti drejtohem per nje mendim
Jam e lidhur me nje djale prej 3 vitesh dhe familja nuk e pranon per shkak se ne ka nje Vella me aftesi te kufizuara
Familjen e dua shume dhe ja vleresoj cdo fjale por ne kete rast nuk po di cfare te bej
Jam totalisht konfuze dhe e renduar
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje, Maria dhe faleminderit qe na ke shkruar.
E vleresoj faktin qe je drejtuar tek ne per te marre nje mendim per nje ceshtje kaq te rendesishme sa edhe private per ty.
Me the qe ke 3 vite e lidhur me nje djale dhe mesa arrij te kuptoj kerkon te kesh dicka me shume me te. Perfytyroj se gjendesh ne nje marredhenie qe te ben te ndjehesh mire dhe te jep sigurine per te hedhur hapa te mevonshem shume te rendesishem per jeten tende. Dhe kjo qe ti ndjen ne lidhje me kete djale, duhet te jete shume e bukur.
Mendoj se je me fat edhe nga ana tjeter. Nga sa shpreh, duket se ke nje familje qe mendon per ty, qe kujdeset per ty, qe i mendon gjerat e tua,qe e mendojne te ardhmen tende dhe duan te te qendrojne prane ne momentet ne te cilat ti kerkon te marresh vendime qe jane mbase per tere jeten.
Kontradikta ne te cilen ti po gjendesh, e besoj qe duhet te jete e veshtire, Midis dy gjerave shume te shtrenjta qe njeriu ka: familja dhe partneri. Kjo mendoj te ka bere te mendosh gjate, te jesh e dyzuar, te mos dish ke te besh prioritet, te mendosh pse te duhet te besh dike prioritet, te ndjehesh e pakuptuar mbi ndjenjat e tua dhe ate per te cilen ti po kalon, frike se mos lendon dike, frike se mos humbet dike, frike se mos zhgenjen dike, lodhje dhe konfuzion nga nje situate e cila duket se eshte ne doren dhe nen pergjegjesine tende per ta zgjidhur. E kuptoj qe duhet te jete nje peshe shume e madhe per ty.
Mesa kuptoj, arsyeja e vetme per te cilen prinderit e tu nuk jane dakord qe ti te kesh nje raport me djalin, eshte fakti qe ai ka nje vella me nevoja specifike. Une kam nevoje te di me shume per kete. Kam nevoje te di sesi prinderit e tu e mendojne kete gje? Cila eshte arsyeja qe per ta perben problem kjo situate ne familjen e djalit qe ti dashuron? Po me partnerin a e ke ndare situaten ne te cilen gjendesh? Nese po, cfare qasje ka ai?
Une mund te supozoj shume arsye, prandaj me duhet te degjoj nga ty nje pergjigje me te shpjeguar sesi qendron problemi, per te ndihmuar e te flasim per gjerat reale qe po ndodhin aktualisht. Ndaj te ftoj te me shkruash e te me tregosh me teper per kete.
Nderkohe, familjen ti e ke shume xhan dhe padyshim qe per ty jane te rendesishem ashtu sikunder edhe ti per ata. Pra, ne mesin tuaj ekziston dashuria, perkujdesi, vemendja dhe vleresimi per njeri-tjetrin dhe kjo mund te ndihmoje qe te ndertosh nje komunikim ne nje forme me te pershtatshme me ta. Mbase, mund te ftosh te ndash gjithe cfare ti po kalon me personin qe ndjen me afer, qe ndjen se te kupton me teper dhe qe ka nje qendrim me te zbutur rreth kesaj ceshtje. Mund te jete edhe nje anetar tjeter i familjes, nese ke (moter/vella apo nese jeton me nje gjysh apo gjyshe). Mund te zgjedhesh ta flasesh problemin ne nje mjedis te pershtatshem,duke zgjedhur nje gjuhe te kujdesshme, ate te ndjenjave dhe duke rrefyer historine tende, se cfare keni perjetuar bashke me partnerin, si te ben te ndihesh ai e te mberrish deri tek situata momentale e gjithe perjetimet tua ne lidhje me te. Mbase, kjo mundet te ndihmoje per te vendosur nje komunikim me te mire mbi kete ceshtje e me pas te diskutoni mbi zgjidhjet e mundshme se bashku.
Te falenderoj dhe pres te me shkruash,
Uarda