29.12.2018
Pershendetje …kerkoj mendimin tuaj ju lutem per nje teme timen
Jam 25 vjec dhe kur isha ne moshen 18 kam pas lidhje me nje djal …kemi ndenjur gjysem viti bashk dhe brenda kesaj kohe kemi kryer njeher marredhenie , por gjat aktit seksual nuk pata gjakderdhjee dhe vazhdoj t mos e di nqs jam apo sjm e virgjer
Tani jam nje nje lidhje tjeter po bejm 2 vite bashk dhe i dashuri me kerkon t kryejm marredhenie , por deri tani nuk i kam treguar asgj persa i perket kesaj teme ne te shkuaren time
Si duhet t veproj , ju lutem?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur
Në radhë të parë që viti që sapo hymë të jetë i mbarë për ty në shumë drejtime.
Së dyti, faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar shqetësimin dhe mendimet e tuan për lidhjen aktuale.
Në letrën tënde ti thua që ke patur lidhje të mëparshme dhe raport seksual, që do të thotë që në rast se ka patur penetrim, me siguri himeni ose e njohur ndryshe si cipa e virgjërisë është prekur dhe kjo i përgjigjet edhe pyetjes tënde të parë.
Marrëdhëniet që ne krijojmë në jetë bëhen natyrshëm intime dhe atashuese në aspektin emocional dhe fizik dhe të dyja janë të rëndësishme për një lidhje të plotë dhe të mirë të ciftit. Sigurisht që ky intimitet stabilizohet në kuadrin e besimit ndaj partnerit, ndaj asaj që keni, shkëmbimit, të ndjerit mirë dhe e plotë.
Ti ke një lidhje tashmë dy vjecare me të dashurin që ke dhe shpresoj që kjo marrëdhënie të jeë e fortë dhe goxha e konsoliduar në aspektin e besimit që të dy keni ndaj njëri tjetrit, aq më tepër besimit që më duket që ti ndoshta ke shumë nevojë për ta patur në një lidhje.
Unë e kuptoj merakun tënd në lidhjen e re dhe faktit që tashmë të duhet të japësh informacion që e ke evituar, nuk e ke dhënë duke patur frikë nga reagimet, mënyra si do perceptohesh apo do pyetesh nga i dashuri yt.
Në rast se është kështu, më lejo të ta shkruaj hapur që në fakt këtë unë do ta bëja më parësore këtë se sa humbjen e virgjërisë. Dhe kjo është gjëja mbi të cilën do të kërkoja unë të reflektoje më shumë se pse ke trembesh kaq shumë, pse kaq pak besim dhe ca do të thotë kjo për ty dhe si duhet të kesh ti më shumë besim te vetja.
Virgjëria nuk të përkufizon ty si person (as ty dhe as vajza të tjera ti ty), ajo që ti ofron dhe jep në një marrëdhënie si femër, si një person me integritetin tënd, kjo është ajo që të përkufizon ty.
Kështu që mendoj që i dashuri yt tashmë e di se kush e si je ti dhe fakti që jeni bashkë për 2 vjet nuk ështe dicka e vogël me kaq informacion sa ti jep. Mbi të gjitha uroj të keni besimin e komunikimit mes jush.
Unë do të këshilloj që të flasësh me të dashurin tënd. Nuk është e nevojshme të jepen shumë informacion mbi të shkuarën tënde pasi ështe e jotja dhe ti vendos se sa informacion do të shkëmbesh me të, por mendoj që është e nevojshme të shprehësh hapur me të hezitimin që ke, shqetësimet e frikërat e tua, pse ke hezituar deri tani, por edhe të flasësh me të për cfarë nënkupton ai dhe kjo lidhje për ty dhe sa e rëndësishme është për ty.
E di që të sikletos shumë kjo gjë, por më besoj që ke për të mësuar më shumë për veten dhe për të dashurin tënd në këtë mënyrë. Besoj gjithashtu se në rast se deri tani ti i ke dhënë informacion të ndryshëm të dashurin tënd, kërkohet që të mirëkuptosh edhe reagime të tij, por unë mendoj se ti duhet ta përqasësh këtë komunikim me shumë besim te vetja jote.
Ne stabilizojmë marrëdhënie për tu bërë një “vete” më e mirë, jo për të evituar veten, sado me frikëra apo vulnerabël të ndihemi në momente të caktuara.
Sigurisht që kërkohet që të flisni për aspektin fizik, si të keni një përvojë të parë të mirë, cfarë është e rëndësishme për ty dhe për të.Mendoj që kështu ti hyn edhe në një fazë tjetër të njohjes tënde, seksualitetit dhe stabilizimit të intimitetit fizik. Sigurisht në qoftëse kjo është ajo që ti do nga kjo lidhje dhe je gati për këtë.
Shpresoj që përgjigja ime të të ketë ndihmuar dhe të uroj më të mirat më tej,
Me respekt,
Almandina