Këshilla/Blog

18.07.2016

Pershendetje
Jam nje vajze 18 vjece ,jam ne lidhje me nje djale qe 5 muaj , i cili ka te njejten moshe me mua. Qe ne fillim te lidhjes ja kam bere te qarte qe nuk e nis per thjesht si lidhje por dua ta coj me tutje ,fejese ,martese. Ne te kundert nuk pranoja te jem thjesht nje aventure. Ai duket se me do , por edhe aq shum nuk kam besim ne ndjenjat e tij. Une nuk mund ta mbaj lidhjen fshehurazi ndaj familjes time ,sidomos babait tim ,dhe i kam kerkuar te vije ne shtepi . e pastaj te qendrojme te fejuar sa te jete e domosdoshme ,mjafton qe gjerat mos te jene te fshehta.nuk dua ti genjej prinderit e mi. Ai me thot ne filan muaj do vi , muaji kalon dhe ai nuk vjen , por gjithsesi tregon qe me do shume. Dhe une ndjej qe e dua shume por dua te jet me shume se lidhje, nuk dua te fsheh kete gje nga familja ime. Nje dite me erdhi nje kerkese ne shtepi , me donte nje djale dhe kishte kerkuar si fillim te pime vetem nje kafe sa per tu njohur ,e pastaj te vendosim te dy se cte bejme .
Tani nuk di cfare te bej. Po mendoj te ndahem nga djali ne fjale ,sepse mendoj qe nese ai do me donte do merrte guximin te vinte te me kerkonte tek babai im. Nese e coj me tutje kete lidhje kam frike mos bie pre e nje mashtrimi ,kam frike se mos ai ka qene duke kaluar thjeshte kohen me mua.
Ndaj tani dua qe te njihem me kete djalin tjeter i cili ishte i gatshem te vinte ne shtepi , per me shume , kunati im e ka kusheri ate dhe mendoj qe gjerat do jene seriozisht . ashtu sic une dua .
Ju lutem me jepni nje mendim, jam shume konfuze . anonim ju lutem

  1. Anonymous says:

    Pershendetje,
    Ju thoni se jeni 18 vjece dhe po mendoni per nje hap shume serioz per jeten tuaj, fejesen dhe martesen. Ne fakt cdo njeri ka prioritetet e tij ne jete dhe sado te them zgjidh kete djal apo ate djale, vendimi te mbetet vetem ty. Ky eshte nje vendim i rendesishme per te ardhmen tende. Ndaj keshilla qe do te jepja eshte qe te marresh kohe mjaftueshem dhe te mendosh se cilat jane gjerat qe ti vlerson tek nje djale me te cilin do te kalosh jeten. Ndaj mos u nxito ne marrjen e nje vendimi te shpejtuar. Po ne lidhje me vazhdimin e univeristetit apo investime te tjera ne jeten tende ke menduar? Merri te gjitha mundesite parasysh ne marrjen e nje vendimi sa me te mire per ty.
    Pac fat.

  2. MSc. Denisa Ndreka says:

    Pershendetje,

    Te falenderoj qe i je drejtuar per ndihme portalit tone.
    E kuptoj se sa e rendesishme eshte per ty siguria dhe qendrueshmeria ne nje lidhje. Qe ne fillim ti pershkruan se je ne kerkim te nje lidhje e cila te con drejte fejeses dhe marteses. Ti gjithashtu ndalesh te pershkruash se cfare ndjejne te dy djemte per ty, por pershkruan shume pak se cfare ndjen ti per secilin nga te dy djemte. Per te qartesuar me shume situaten te cilen ndodhesh merr kohe per t’ju pergjigjur pyetjeve te meposhtme: Cfare tiparesh/ karakteristikash deshiron te kete djali me te cilin do te doje te fejohesh? Per sa kohe ke nevoje te njihje dike per te te kuptuar nese i ka keto tipare, perpara se te vendosesh te angazhohesh ne fejese dhe martese? A i kane djemte per te cilet ti flet keto karakteristike? Po nese nje nga djemte me lart kerkon te fejohet me ty dhe pas fejese ti kupton qe ai nuk ka karakteristikat qe ti do te doje?
    Jam ne pritje te pergjigjeve.

    Te uroj gjithe te mirat,
    Denisa Ndreka , Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV