31.05.2017
Kam pauzuar 1 vjet per shkollim ne fakultet po perseri jam ne dyshime se qka dua te studiou.E vetmja lend qe kam pas shum let te kuptoj ka qen psikologjija nuk e di qysh ka hyn nzemren
Tem po mu ka duk lenda shum e kapshme per tru bile si 19 vjet qe i kam kam pas shum probleme ne jet jom ritur jetim . Shkoll tmesme kam qen drejtim shoqror e vetmja arsyja pse ka qen qe jom drejtu ne shoqror ka qe Matematikja . ??
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Mesa kuptoj jeni ne dileme per zgjedhjen e profesionit ne te ardhmen, por njekohesisht shpreheni se ju pelqen psikologjia. Atehere kjo eshte nje pikenisje e mire, orientuese, qe ju ndihmon te fokusoheni ne zgjedhjen tuaj. Por mendoj se nuk ka rendesi vetem deshira, duhet te shikoni edhe prirjet, aftesite, mundesite per te arritur pikesynimin qe i ke vene vetes. Pra, do ishte mire qe deshira dhe mundesia te perputheshin ne menyre qe zgjedhja te rezultoje e suksesshme.
Megjithate, ne ditet e sotme, po aq rendesi ka edhe studimi i tregut te punes, mundesite qe ofrohen per punesim, pas mbarimit te shkolles se larte.
Zgjedhja e profesionit është shumë e rëndësishme dhe per kete, nevojiett nje analize e hollesishme qe gjithtesesicili duhet ta beje me veten e vet. Kjo analize perfshin disa pyetje, pergjigjet e te cilave do te te ndihmoijne per te njohur me teper prirjet, deshirat, mundesite, aftesite etj. Do te te ndihmoje te jesh me realist ne zgjedhjen qe do te besh dhe qe do te te ndikoje te ardhmen tende, ne vitet ne vazhdim.
Pyetjet jane te tilla: Cilat janë anët e mia të forta dhe të dobëta?
Cila është arsyeja pse unë e zgjedh këtë profesion? A kam mjaftueshem kohë ne dispozicion per tu pershire ne kete dege studimi? Sa i motivuar jam ne lidhje me kete?
A i kam unë aftësitë e nevojshme për ketë profesion?Cilat janë anët pozitive dhe negative ketij profesioni?
E njoh unë mjaft profesionin për të cilin dua të shkollohem? Ku mund të marr më shumë informacion që mund të më ndihmojnë për këtë? Cilat janë mundësitë qe ky profesion ofron per punesim, pas përfundimit të shkollimit? etj
Mundohu te konsultohesh me pyetesore qe mund ti gjesh ne internet, te cilet mund tete orientojne rreth fushave ku je me teper i afte dhe produktiv, pra ne menyre qe te jesh me i qarte per ate qe te pelqen te studiosh dhe mundesite konkrete per ta permbushur kete studim.
Suksese!