Vns 10.10.2019
Qe ne mosh te vogel nuk ndjehesha mire, nuk i duroja zhurmat ,zenkat, oreksin e kisha me nderprerje ashtu sic e kam edhe sot,dhe gjendja emocionale me hope her her ndjehem mire dhe her her mbyllem ne vetevete sa nuk du te nigjoj kend, mbyllem ne shtepi me dite,ju lutem me. Dihmoni se du dhe une te jem si te tjeret,cdo nisem qe marr e le pergjysem ndjehem pesimist per te ardhemen time e shoh krejt te zymt, kam ba cdo analiz me dalin mire kam ba rezenancen e kokes me ka dal perfekt,une her pas here kam dhe dhimje koke te fort qe nuk ma pushon asgje,me moihet trupi vec dua te terhicem kam ngerce qe me len pa frym,duart me rrin te ftofta dimir ver plazhin nuk e duroj fare dhe dush kur ben me crregullon e plot te tjera,pres me pa durim kshillat tuaja????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur , te njejten gje vuaj edhe une por jo gjate gjithe kohes por me sezone.
Përshëndetje dhe të falenderoj që na je drejtuar tek nukjevetem.al. Me sa kuptoj kjo në të cilën gjendesh është një gjendje e vazhdueshme që prej fëmijërisë dhe nuk shoh ndonjë dobi në vënien e një emërtimi, ankth apo depression. Shpeshherë ankthi dhe depresioni shkojnë së bashku. Ajo që është e rëndësishme është se ti ndihesh se je në një vuajtje, në një gjendje nga e cila dëshiron të dalësh për të pasur një cilësi jetese të ngjashme me atë të personave që të rrethojnë. Do të të rekomandoja të konsultoheshe me profesionistë të shëndetit mendor për të vlerësuar gjendjen në tërësinë e saj dhe për të përcaktuar trajektoren e trajtimit. Kur flas për trajtim, nuk e kam fjalën për trajtim mjekësor, pra me medikamente (përveçse kur ato mund të jene të domosdoshme), por e kam fjalën për trajtim psikologjik.
Ka shumë gjëra të cilat ne nuk i kuptojmë tek vetja jonë dhe që na bëjnë të vuajmë shpirtërisht, që na bëjmë të sillemi dhe ndihemi në mënyra të caktuara për veten dhe për të tjerët. Sa më shumë kuptojmë mbi veten dhe problemet tona, ato te së tashmes dhe të së shkuarës aq më shumë aftësohemi për të krijuar një ndjenjë sigurie brenda vetes për t’ia dalë mbanë vështirësive.
Shpresoj të të jem gjendur sadopak
Gjithë të mirat
Enkeli