26.06.2019
Jam nje djal 20 vjeq DeSha ta di se jam shum shum I lodhur kam shum trubullim ne kry nuk esht se me merren ment po’ jam si Mos me dit se qa jam tu ba oreksi me ka ikur krejt Sem pelqen asni ushqim analizat e gjakut me Kan dal Mir por kam pas disa strese dhe Isha Duke pit kafe kur me ndodhi kjo gjeja ishim Duke folur dhe pastaj nuk e disha se me Ken jam tu fol mu dukt vetja si me Ken tu me ta te fiket pastaj errdha shpi dhe Isha krejt I fiksuar dhe Isha shum I trishtuar dhe Tani ka ni her ndihem ma Mir dhe prap jam shum I trubulluar ju lutem me trego I ne qoft se jeni edhe ju kshtu
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe të falenderojmë që na je drejtuar. Në fakt po të shfletosh pyetje të mëparshme tek nukjevetëm.al, mund të shohësh se ka shumë të rinj të tjerë të cilat kanë kaluar apo po kalojnë gjendjen të ngjashme me atë që po kalon ti.
Ndonjëherë është e rëndësishme të dimë që nuk jemi vetëm në vuajtjet tona dhe kjo na ndihmon ta lehtësojmë paksa peshën e rëndë që kjo gjendje shkakton tek gjithsecili individualisht.
Gjithsesi, përtej kësaj panorame ‘të zakonshme’, ka gjithmonë përjetime krejt personale dhe individuale, siç është dhe rrugëtimi për ta tejkaluar këtë gjendje.
Je i mirëpritur të na shkruash sërish.
Gjithë të mirat
Enkeli