Besssi 25.08.2020
Jam nje djak 23 vjeq jam shum i pa kenaqur me jeten un dua te jem po mjo qe po me ndoll nuk me len un jam ken shum xheloz dhe nevrik kam kaluar shum merzira dhe gjera ne jet por qe 1 vit e gjys jam me kta siptoma qe sot mu kan ba edhe ma shum : nuk me dulet sikur jam vetvetja gjat gjith kohes jam sikur ne gjum skam fuqi nuk mendoj gjat gjith kohes sikur po me hup mendja kur me kthehen mendimet sikur itash mendoj me vete po para 1 minuti qa isha tu ba jam sikur te jem shkeputur nga kjo bot tana gjanat e di se ku jan apo se qa bej por nuk ndjej sikur po i baj un ose kujtoj simur po i bej ne gjum dhe sa tem dal kjo gje tham ow kur e bera e kshtu gjanash me ka ikur dashuria per te tan un kujtoj se gjdo gje ne ket bot nuk e kam ber me par ose po i vjen fundi zdi si tja shpjegoj nuk jam i perqendrum ne asnje moment sikur po flas me ju tani dhe mendja me shkon ne te gjitha anet jam si i pa sigurt ne vetvete i stresum nuk e di por ne kjoft na kush keshtu me shkruani ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Mir do ishte ta kishe shpjeguar ca tw mundonte.
Ca ke kaluar?
Un nuk e di jeten tende por te them nga vetja
Se edhe une nuk eshte se kam pasur lumturi ne jet.
23 vjec plak thua.Ca thua o cun po jeta jote eshte e gjate sapo ka nisur.
Edhe un perballem cdo dite me sfida te
Ndryshme,probleme me vetbesimin pasigurin
Njerezit qe me nxijn diten semundjet,
Familjen qe ka nevoj per mua.
Pse ca e dite ti se tjeret jetojn mbi dafina.
Duhet te kuptosh qe hallet e tua tu shumezosh me zero;dil e jeto jeten,pi dicka
Blij vetes gjera,gjej nje pun.
Jeta eshte e veshtire.Dhe nese nuk formon vetbesim dhe karakter te fort do e kesh te veshtire.
Faliminderit shum
Faliminderit por un mundohem dal e pi kafe e te gjitha por ndjej sikur jam ne gjum sikur jam i kputur sikur e shof jeten si ne anderr gjat gjith kohes keshtu jam skuptoj qa ndollet ne jet me duket vetia sikur po cmendem sikur kam ngecur ketu sikur mos te di se cka bej jam shum i shqetsuar un ne jeten time kam kaluar shum gjera 1 kur isha 9 vjeq ma vran babin edhe un isha ne prehen te ti dhe te gjith jeten e kam kaluar me frig se do me vrasin e keshtu mbasanena 2 mu ka semur vellaj me smunje te keqe ne kok dhe jam ndjer shum keq tani jam ber si dru nuk mundem qe te shprehi dashuri asi gja me te fejuaren edhe me familjen kur flas jam ne itali dhe spom pelqen hi ky vend veq zoti na past ne dor e na ndimoft
Përshëndetje. Të falenderoj për pyetjen. Duket sikur në një farë mënyre I ke dhenë një përgjigje vetes. Kërkon të dish nëse ka të tjerë si ty. Sikur po te të thoja që ka vërtet persona të tjerë si ty, me simptomat e tua dhe për më tepër djem, do té qetésoheshe dhe çdo gjë do të merrte rrjedhën e vet të zakonshme. Kjo më bën të mendoj se ndoshta e gjithë gjendja jote, që ka filluar afërsisht nje vit e gjysmë më parë, merr shkas nga kjo dëshirë për të qenë si të tjerët, për tu krahasuar apo pamundésinë për të mbajtur ritmin e përcaktuar nga ky krahasim. Gjithsesi ky eshte nje spekulim lidhur me të cilin të ftoj të me thuash nëse të ben sens. Nga ana tjetër flet për xhelozi, temperament, merzitje të shumta të kaluara, plogështi, shkëputje nga përvoja jote subjektive dhe nga realiti objektiv njesoj sikur do të mos jesh aty dhe për më tepër të mos jesh ai që je. Dhe në fakt nuk sjell asgjë situate konkrete prej nga mund të kuptojmë më shumë. Nëse këto ndjesi kane të bejnë me dicka që ka ndodhur në jetën tënde më parë apo nese lidhen me një humbje qëllimesh që po kalon në këtë periudhë të ftoj té me thuash ne vazhdim. Përgjithësisht mund të them që simptomat që sjell janë simptoma depresive dhe që kanë prej një viti që janë pjese e tablosë së mësiperme. Prandaj do të ftoja të shikoje mundësinë e njé konsulte me një psikolog/terapist. Do të doja të përjashtoje gjithashtu në komunikimin tjeter përdorimin prej teje të substancave narkotike pasi eshte nje element I rendesishem per tu marre parasysh.
Gjithe te
mirat.
Besi jam nje djale nga vlora 22vjec edhe une kam po te njejtat simptoma si ti me duket vetja gjat gjith kohes sikur jam ne gjum, nuk jam i kthjellet skam motivim dhe nuk ndjej shum kenaqesi ne gjerat qe bej, por shpresoj se nje dite do te marin fund kto gjeta por me perpjekjet tona sigurisht, jemi shume te rinj, konsulta me psikanalist, dhe shprehje emocionale me njerzit e aferm dhe shoqeri, do ishte mire te ndihmon,ju uroj gjith te mirat