Këshilla/Blog

Loni 07.04.2022

Pershendetje para 3 javesh kam konsumuar hashash dhe pata nje gjendje te keqe sikur do vdisja dhe cdo ngjarje qe me ndodhte me dukej sikur truri e dinte qe do ndodhte dhe u friksova shum me kapi ankthi dhe doja te shkoja ne spital por nuk shkova te nesermen me kapi paniku rrahje zemre dhe shum frik se do vdisja dhe humba komplet lidhjen me realitetin u fiksova mendja me thonte qe ti ke shkuar ne spital dhe je ne koma dhe un e besoja u futa ne boten e mendimeve sikur kisha vdekur dhe pastaj qaja nga frika kaluan disa dit por mendja me thonte te njejtat gjera dhe me Futi ne mendime te keqija seksuale ndaj cdo femre dhe endrra te keqija kur flija makthe
Dhe nuk ndihem mir ju lutem me duket sikur po cmendem dhe kto qe po I them si kam then askujt e mbaja nga brenda por duke lexuar ne internet u friksova dhe me shum me dukej sikur jam cmendur un jetoj ne angli dhe me thoni cfar duhet te bej te shkoj ne spital apo te perdor ndonje ilac Faleminderit

  1. Arela Çarku says:

    Përshëndetje! Më vjen mirë që e gjete forcën të shkruash dhe të ndash të gjithë shqetësimin tënd që deri më tani e ke mbajtur vetëm për vete, dhe nga mënyra sesi e thua që “nuk i kam thënë askujt” më bën të ndjej të gjithë frikën tënde, shqetësimin dhe panikun që po përjeton. 3 javë tashmë, i kapluar nga frika dhe nga derealizimi. Ndonëse e gjitha duket sikur ka nisur me konsumimin e hashashit, unë mendoj që ai ka qenë momenti që me një arsye të jashtme (konsumi hashashit) ka lejuar të dalë në sipërfaqe frika jote në nivele të panjohura nga ty. Do doja të kuptoja më shumë në fakt, sesi mendja komunikonte me ty. Si një zë që vjen nga jashtë, apo si një zë i brendshëm? Më vjen vërtet keq që edhe mankthet e natës të kanë munduar, por në të njejtën kohë, ndonëse në një formë kaq agresive po përpiqen të të komunikojnë se ke nevojë për ndihmë. Ilaçi, nuk është mirë të merret pa u konsultuar me mjekun/en dhe unë do të sugjeroja të kontaktoje psikolog/psikoterapist që mund të kesh në zonën ku banon, apo i orientuar drejt spitalit pasi është e nevojshme të zhvillosh një konsultë të mirfilltë. Kujdesu për veten!
    Arela

  2. Anonymous says:

    Dote behesh me mir kam pasur edhe un frik ankth kisha frik se po dal mendesh se po vdes shum gjana po me kalimin kohes te ik frika e ankthi

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV