Këshilla/Blog

10.07.2017

pershendetje , jam nje vajze 20 vjecare nga Maqedonia , si fillim mendoja se do te me vdesin ndonje nga antaret e familjes dhe nuk fl;ija gati aspak gjate nates duke kontrolluar se a jane gjalle familjaret ,ka gati 1 vit se po vuaj nga probleme te shumta si : veshtiresi ne frymemarrje, dhimbje gjoksi-kraherori, dhimbje shpinde, dhimbje ne krahun e majt, shimbje muskujsh dhe eshtrash. Keto probleme me jane shfaqur nga korriku i vitit te kaluar ku per nje moment mu erresuan syte dhe me kaploi si nje ndjenje sikur donte te me binte te fiket . Qe nga ajo dite une nuk po ndjehem mire , kam vizituar mjekun familjar me ka thene qe eshte nga depresioni, me vetdeshire kam kryer analiza te shumta si : analiza gjaku, urine , lukthi te gjitha me dolen mire . Pas nje kohe mendoja se isha e semure nga zemra pasi qe kishte raste kur zemra si me therrte me rrihte shpejte apo ndonjehere edhe ngadale , u konsultova me nje mjek te mjeksis interne dhe vendosa te beja ekg dhe eho te zemres me dolen te gjitha ne rregull, pastaj kontrollova edhe gjendrren tiroide dhe mushkrite edhe keto ishin ne rregull , pra ku shkoja dhe vizitohesha me thonin se e kisha nga depresioni apo ankthi , per nje peridhe kam perdorur antidepresiv dhe fillova paksa te isha me mire por prap isha ne dyshime mendoja se isha e semure nga zemra apo ndonje semundje tjeter e rende . Kjo kaloi per nje periudhe 2 muajshe isha shume mire nuk kisha asnje problem , tani filloi te me shfaqet perseri e njejta por me shfaqet vetem 10 dite para ciklit menstrual dhe kjo gjendje zgjat edhe 4 dite pas perfundimit te ciklit dmth mund te them se jam mire vetem 10 dite brenda muajit , nuke di se nga cka po vuaj nuk di as me ke tani te konsultohem , jam lodhur shume nga kjo gjendje , po mendoj se do te vdes nga ndonje semundje , mezi po bej gjume rahat , me ka humb oreksi me dite te tera nuk fus asgje ne goje ,kur kam dhimta te shumta me dridhet i tere trupi dhe vetem qaj nga frika e ndonje semundje te rende pasi qe kam edhe shume dhimta ,ju lutem me ndihmoni , nese eshte nga ankthi ateher pse kam dhimbje te shumta fizike , a duhet te konsultohem me ndonje psikolog apo te bej ndonje rezonance magnetike per ta verejtur me mire semundjen qe kam apo eshte ndonje crregullim hormonal , ju lutem me ndihmoni edhe dicka me kan dale disa pika te kuqe ne lekure me thone se e ke nga stresi dhe mungesa e ndonje vitamine , tani prap bera analizat e gjakut me dolen ne rregull , kerkoj ndjese pasi qe e zgjata me te vertete shume , gjithe te mirat

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Me vjen mire qe na ke shkruar dhe ke ndare me ne ate qe te shqeteson.
    Nga ajo cfare lexova, me duket se problemi kryesor po qendron tek menyra jote se si mendon dhe kjo te shkakton ankth te madh. Nuk eshte problemi per ti vene nje emer asaj cfare po kalon, por do te ishte mire te kuptoje se nga se te vjen dhe si mund ta menaxhosh. Ti permende se te ka filluar para nje viti dhe ke shpjeguar menyren se si je ndjere, por nese mund te na tregosh nese ka patur ne ate periudhe dicka se jashtmi qe mund te kete shkaktuar ate ndjesi? Dicka madhore, nje situate apo ndodhi? Pse mendon se familjareve te tu do tu ndodhe dicka? A ka dicka reale qe e mbeshtet kete frike tenden? Ti shprehesh se ndjen se dhimbje me te vertete ne trup dhe te besoj. Ama ajo cfare i shkakton keto dhimbje apo simptoma nuk eshte dicka fiziologjike (pasi ti ke bere check-up shendetsor dhe gjithcka te del mire), por nuk e perjashtojme dot faktin qe shkaktar mund te jete dicka psikologjike. Egziston nje lidhje mes mendimeve, emocioneve dhe reagimeve (trupore, sjellore, etj) dhe eshte ne formen e nje cikli te vazhdueshem, ku secila ndikon tek tjetra dhe keshtu vazhon si nje rreth vicioz. Por, ky rreth mund te shkeputet duke ndryshuar te pakten nje prej komponenteve. Me e mira eshte te fillohet nga mendimet, pasi ndikimi eshte me i dukshem dhe me afatgjate. Ne periudhen qe ti ke qene mire, cfare nenkupton me kete dhe ne cfare menyre e ke arritur? Mund te te duken shume pyetje, por kjo na sherben per te ditur pak me shume per ty, por sidomos qe ti te eksplorosh veten ne lidhje me cfare te shqeteson. Une do te te sugjeroja qe ti drejtoheshe nje psikologu ne vendin tend ku te mund te ndiqje terapi te drejtperdrejte, pasi eshte me e efektshmja dhe ka impaktin me te shpejte.
    Megjithate, mos hezito te na shkruash serish per pyetjet e mesiperme dhe per cdo gje tjeter.
    Me respekt,
    Ardita Korriku,
    Psikologe Keshillimi

    1. shqiprim says:

      Ayy ket problem e kom pas qysh moti nuk osht nga stresi as nga makthi osht ni lloj ndjenja sa se ne gjdo pjes te trupit ke dhimbje i di se qfar osht por nese i kontrollon te tjeret a jan te vdekur apo mos do vesin nuk do me than qe te duhet ndonje psikolog apo diqka tjeter thjesht je e prekshme per gjdo gje qe ndodh je njeri me ndjenja te forta e kuptoj nese ndo kujt ti dhemb ndokun ka per te dhimbur edhe ty dhe ket ilaq per ndjenja mun ta perdoresh ni koh por gjeje vet ilaqin se sta them dot

      1. Endoniti says:

        Shqiprim a mund tme tregohsh cfare ilaqi eshte ?

  2. luljeta elezi says:

    Bima me emrin Kantarion eshte nje lloj lule e cila perdoret per prodhimin e barerave per qetesim. Qershor, Korrik jane muajt kur mblidhen lulet dhe teren nen hije- ka edhe qaj kantarioni me filter. Ky lloj qaji (flas nga pervoja) pas dy jave perdorimi tregon efektet e veta pozitive e ato jane te mrekullueshme ne te gjitha aspektet. Zieje nje dege te kantarionit -zierje me velim mbi shporet ne nje tenxhere dhe e perdor dy apo tre here ne dite/nje gote uji qaj kantarion.
    Nje tjeter aspekt sherues eshte fillimi i nje veprimtarie apo aktiviteti -qofte arsimor apo kreativ ose human. Kjo sepse njerezit me intelegjence te pashfrytezuar nga mosmundesia te shprehin aftesite- qelizat e tyre mund te fillojne “lufte” te brendeshme e cila dergon personin ne veteshkaterrim.
    Suksese ne gjdo aspekt!

  3. Ela alb says:

    Prsh ,ju lutem me thoni a sherohet problemi hormonal,kam crregullim menstruacionesh,dhe a ngel shtatezan po u sherua,

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV