Këshilla/Blog

26.04.2016

Pershendetje
Jam nje djale 23 vjec. Kam mbi nje vit, qe kam mbyllur nje marredhenie 2 vjecare. Kjo marredhenie me ka kushtezuar lirine dhe tani qe jam ndare, ndiej qe nuk dua te filloj me nje lidhje serioze. Para dy muajsh u njoha me nje goc teper te mire, me e mire se cduhej dhe filluam nje lloj marredheniete vecante. Silleshim si te dashur, kisha pelqim ndaj saj, por nuk pata guximin ta vazhdoja me tej, kur ajo me pyeste vazhdimisht nese ishim shok apo dicka me shume. Si perfundim, nuk i shkruajta me dhe e hoqa nga te gjitha rrjetet sociale. Ju lutem mund te me ndihmoni, perse mendja me tha te veproja keshtu, kur mund te krijoja dicka? Mos valle eshte ndonje problem ku te kesh nje situate, qe nuk e di cfare do?

  1. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje

    E kuptoje qe marrëdhënie jote 2 vjeçare ka qene e vështire për ty pasi je ndjere i frustruar dhe pa individualitet, kjo marrëdhënie duket se te ka ndikuar shume ne mënyrën se si percepton marrëdhëniet ne çift. Shpesh këto marrëdhënie humbasin dinamikat e shëndetshme për arsye te ndryshme, ruajtja dhe toleranca e hapësirave personale te secilit partner është një çështje qe shpesh krijon probleme dhe kjo ka ndikuar dhe ne rastin tuaj.
    Përjetimi i përfundimit te marrëdhënieve te gjata kane ndikimin e tyre, por ju tashme keni kaluar 1 vit prej përfundimit te kësaj marrëdhënie dhe është mire qe disa gjera ti lini te shkojnë…
    Nëse ndjeni qe nuk doni te krijoni lidhje serioze, kjo është ne rregull dhe është plotësisht ne vendimin tënd, por me lejo te pyes se çfarë nënkuptoni ju kur thoni “lidhje serioze”?
    Po e kuptoj qe e ke te vështire për te krijuar një lidhje te re, por mendo qe një lidhje jo domosdoshmërish krijohet për te përfunduar me një martese apo krijimin e një familje.
    Ju jeni mjaft i ri ne moshe, është plotësisht e shëndetshme te lejoni veten te keni marrëdhënie dashurore, te eksploroni për te krijuar atë marrëdhënie qe do te bej te ndihesh mire dhe jo i frustruar ashtu si je ndier ne marrëdhënien e përfunduar.
    Ajo qe ke bere me vajzën për te cilën ke përjetuar pëlqim quhet shmangie, me fjale te tjera ke shmangur kontaktet e mundshme për te qene ne një marrëdhënie, nga frika e përjetimit te njëjtën ndjenje si ne rastin e pare, por kjo nuk do te ndihmoje pasi shmangia nuk i zgjidh problemet, përballja po.
    Ajo çka do te këshilloja është te lesh veten te lire për te krijuar marrëdhënie përsëri dhe te krijosh këtë pa e krahasuar me atë te paren, por duke i lejuar vetes dhe partneres te krijoni dinamikat ne atë mënyre qe ju bën te dyve te ndiheni mire dhe te lumtur.

    Flasim serish.
    Gjithë te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.