12.06.2017
Pershendetje,dikur kisha nje ‘shoqe’ po tashme nuk jemi si me pare vetem nje ckemi etj,fakti qe se kam me shoqe eshte se doli jasht kontrrollit per cdo gje u kthye ne nje materialiste te vertete,nuk e besoja kte gje,ama ja qe e besova,te dal drejt e ne tem,kjo kishte nje shok vetem kaq asgje m shume,dhe nje dite ky djali me shkruan ne whatssapp,dmth para se te shkruante me merr ne telefon me privat dhe un kujtova se ish nje shoku im qe tallej me mua se benim shaka gjithmone me njeri tjetrin,por nuk ishte ai,e mir e vendosim qe te me merrte me numer tamam e te me tregonte se kush ishte,ashtu ndodhi,me tregon se kush ishte he une habitem,kalojme te flasim ne whatssaap dhe flasim ne pergjithesi njihemi mire shume e njeri-tjetrin,dhe filluam te ndjenim pakez oer njeri-tjetrin flisnim shume ne telefon…lidhemi pas disa kohesh,dolem me njeri-tjetrin dhe vendosim t’ia tregojme ish-shoqes sime,ajo nuk e priti mir,por midis ktij dhe asaj nuk kishte asgje vetem se shoqeri kaq.pas disa kohesh un dhe ky kryejme marrdhenie me njeri tjetrin,por pasi kaluan kohe,ajo ish-shoqia ime me thot qe gjithcka ishte vetem nje loje dhe qe fitove dashurin e tij per pak kohe e qe humbi shoqerin,u shkaterrova ate dite shume,se doja veten,ne jeten time mora tronditjen me te madhe,pyesja ate djalin thonte nuk eshte e vertet etj,kjo pohonte cdo gje,u ndava me te,me merr nje dite ne telefon me shkruan thot duhet te sqarojme mhb pasi ti ishe e lenduara aty,u takuam me puthi un nuk doja,me tha qe me te ska asgje,bera sikur e besova,prap genjeshter ishte,kalova dhe kte merzitje,nje shoqe e imja qe e kisha qe nga klasa e 6 me thot shoqe kshukshu jan mhb mos u merr me te sepse ai po genjen,me con nje foto te tijen ku kan qen ne hotel,u merzita prap por mblodha veten,thash boll u merzite,ske pse.kaluan kohe i shkruaj ndjeja se me mungonte shume cdo gje po shkonte mire,deri ne momentin qe i them disa gjera i tregoj gjera me fakte ne lidhje me ish-shoqen,i dukej e pabesueshme,me kerkoi falje per cdo gje qe kish dyshu tek un,pasi vet ajo qe kisha per shoqe bashk me kushen e vet i kishin fol keq per mua..kalojne dite dhe deri diten e djeshme 10.06.2017 merr fund me thot qe ka lidhje tjeter,me con foton i tregoj mikes sime me te ngushte qe e kam si moter me thot shiko ne ate foto nuk ngjajne sikur jane te lidhur,mund te jene shok ose kusherinj,me erdhi per te qeshur nga njera ane pasi ate foto ai e kish ber crop para disa kohesh dhe e kish hedh ne instagram,mendoj se mos jane provokime te tija,dhe po ia le kohes,por nuk po mundem me ,me merr malli jam kaq e lodhur per cdo gje,e merzitur e shkaterruar sa me ska,ai kur u ndam per here te pare humbi besimin tek un per cdo gje dhe per ate pak romanticitet qe ndodhi ai nuk e beson,kujton se nuk ishte hera e pare per mua,,pavarsisht se ja bera te qarte,ndaj ju lutem te me ndihmoni me nje keshille qe dhe un te hap mendjen e te mos mbaje me shpresa,shum faleminderit jeni me te vertet nje staf shume i mire,
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Hi! Te them te drejten nuk mendoj se e kuptova shume qarte situaten pasi ti pershkrove disa momente e disa marrdhenie ne te njejten kohe e kjo me beri pak lemsh por di vetem te te them dicka: e dashur askush nuk eshte i pazevendesueshem ne kete jete pervec familjes. Te dashur do kesh mundesi te gjesh plot. Shoqe akoma edhe me shume. Njerez si ata qe pershkrove ti me lart, qe te thurin skema e nuk te besojne dhe mbrojne kur duhet nuk kane asnje lloj vlere. Mos lejo askend te neperkembe dinjitetin tend. Ty ndoshta sot te merr malli per ate djale apo ndoshta ndjehesh keq qe humbe shoqen tende me te mire, por perderisa sot je pa asnjerin nga te dy dhe te gjitha ato qe the kane ndodhur do te thote se asnjeri prej tyre nuk meritonte te ishte prane teje e aq me pak nuk meritojne ndjenjat e tua. Kafshoje veten me dhembe per ca kohe. Zhyte veten ne aktivitete qe ty te pelqejne e qe do te ndihmojne te mbushesh kohen dhe te heqesh mendjen. Shume shpejt do shohesh se sa mire eshte te jesh edhe vetem kur nuk ke njerezit e duhur afer. Per ty vec TI ke rendesi ne kete jete… te tjeret le te shkojne ne dreq! Ti do te jesh prap shume mire, te siguroj per kete.
Përshëndetje!
Në lidhje me ish shoqen tashme ti e ke te qartë që është një person që duhet të qëndrojë jashtë jetës tënde.
Përsa i përket rolit të ish të dashurit, nuk kam informacion se sa ka zgjatur lidhja juaj, cfare roli ka ish shoqja në jetën e tij etj.
Gjithësesi, me aq sa kuptoj, mendoj se duhet të qartësosh mendimet dhe ndjenjat e tua, por edhe të vlerësosh sic duhet situatën. Ndoshta ti ndjen akoma për dikë i cili të ka paragjykuar pa të drejtë, ka dëgjuar ‘të tretë’ duke i lënë ata të ndërhyjnë në marrëdhënien tuaj, duke u bërë palë ose duke u ndikuar nga gënjeshtra e lojëra të sajuara, pra ka shfaqur mungesë besimi dhe lëkundje, gjë e cila të ka bërë të vuash. Ndoshta nuk është pjesë e intrigave, por gjithësesi qëndrimi që ka mbajtur ndaj teje është i padrejtë, jo i sinqerte, nuk ka shfaqur pjekuri, respekt, apo ndjenjë konstante.
Nëse ti mendon që ai ndjen akoma për ty por provokon duke të të thënë se është i lidhur me dikë tjetër dhe nqs kjo situatë është e lodhshme e sfilitëse per ty, mendoj se duhet ti kërkosh qartë të pozicionohet për lidhjen tuaj. Pra, të ta shprehi qartë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë,se cfarë ndjen për ty, qëllimet që ka në këtë drejtim. Pas kësaj, të takon ty të vendosësh nqs mund ta falësh e të rijetoni një lidhje por pa gënjeshtra apo ndërhyrjen e dikujt tjeter. Nqs kupton që ai nuk ka interes për ty dhe i shmanget pyetjeve dhe angazhimit të drejpërdrejtë, atëherë do të ishte mirë ta mbyllje këtë kapitull së pari me veten.
Sigurisht që nuk është e thjeshtë të harrosh dike për të cilin ke pasur ose vazhdon të kesh ende ndjenja. Koha është e vetmja aleate që do të të ndihmojë të harrosh, të shërohesh, të rifitosh jetën tënde e të fokusohesh tek gjërat e tua, tek e ardhmja jote!
E vetmja gjë që ka rëndësi, është ta duash veten dhe të jesh e qetë në rrugëtimin tënd!
Te uroj gjithe te mirat!
Ish-shoqen tashme nga jeta e kam nxjerr njeher e mire,ai nuk flet me ate i ka ven vizen,dhe sot folem,un c’esht e verteta po filloj te heq dore nga keto ndjenja pak nga pak dhe pse veshtir por po mundohem me gjith zemer,lidhja jone maksimumi esht 2 muaj pas keto dy muajve me shume jemi zen se sa kemi qendruar bashk,ju shum faleminderit