Nora 09.10.2019
Pershendetje! Kohet e fundit kam qenur shum e shqetesuar dhe e tensionuar mami im gjithmon me thot ik jasht shtetit mos rri ketu sepse atje kam dhe te afermit. Nuk fua te largohem sepse nuk me pelqen shum. Por gjith ky presion dhe diskutim po ndikon negativisht tek un. Sot ne klase nje person qe un pelqeja e mori vesh dhe me tha qe sdonte tja dinte rreth meje. Ne keto caste cdo gje u fundos. Jam krejt e veteme ne kete jete dhe asnjehere nuk kam per tu ndjer mir. Gjate dites jam shum e lodhur e trishtuar ka raste qe dhe qajkotose edhe kur me permendin sikur dhe nje fjale qe sme pelqen. Kjo jete eshte kot dua ti rrugulloj gjerat me te gjith duke nisur nga mami, ai djali qe e pelqej dhe shum gjera te tjera. Nese nuk rregullohen gjerat eshte e kot te jetosh.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Nora, a do ta kisha gabim nëse do ta përmblidhja kështu mendimin tënd: “Nëse gjërat nuk më shkojnë vaj (ashtu siç I dua), është e kotë të jetoj”. Kjo formë e të menduarit në fakt është një formë presioni qe ti i ushtron vetes, për të jetuar dhe për të pasur një jetë e cila shpeshherë mund të mos jetë në përputhje me realitetin, por e cila të dikton mënyrën se si ndihesh. Duke pasur si synim pasjen e një jete ideale, ndodh që mund ta ngarkosh veten me një mision të pamundur kundrejt të cilit do të ndiheshe gjithmonë e dështuar. Pasi ne realitet jeta njerëzore është e mbushur me një larmi ndjenjash dhe përvojash të cilat mund të na pëlqejnë por dhe mund të na venë në vështirësi dhe të na bëjmë të ndihemi të pakënaqur. Të synosh një jetë e cila nuk ka vështirësi, konflikte, pakënaqësi është po ashtu njerëzore, mëgjithatë jo shpesh e arritshme. Prandaj kuptimi i jetës nuk diktohet nga kënaqësia apo pakënaqësia që marrim, por nga vetë procesi i të jetuarit.
Shpresoj të të jem gjendur sadopak
Enkeli