20.07.2019
Filloj nga dhimbjet e barkut dhe me dhimje stomau,e lash pas dore por me von me zuri nje krize panik mu morr fryma rrahjet t shpejta t zemres u keputa..bera vizite morra ilace ske gje tensionin e kisha mirr. U qetsova nja 1jav . Por tn ka dy dit me sot kam rrahje zemre sikur me meret fryma mendoj gjera “do vdes * sikur do mr pushoj zemra kam frik nk fle dot gjum se me vjen sikur me merret fryma ne shpi kam frik t fle vetem ,me nxehet trupi koka me dhemb …se kuptoj ca kam dhe dicka kto koh qe ka pasur termet kam patut frike t fle e morra fobi.. por se kupton tn nga dhimbja e barkur dhe stomaut me ndodhi kshu me kto frika se kuptoj ndihem e merzitur skm oreks nk me dilet e kam mendjen aty dhr kam frik me shum ju lutem me thoni dicka
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur Xhul,
Te falenderoj qe na shkruan dhe ndan me ne shqetesimin tend. Ajo qe ti pershkruan eshte tipike e nje krize paniku dhe me tej duket se po te mundon ankthi qe lidhet me keto kriza, sepse shoqerohen me friken qe mund te ndodhin serish. Nuk jam e bindur qe ka lidhje me dhimbjet e barkut, por mund te kete me shqetesimin qe ato te kane shkaktuar dhe ndoshta nga ideja qe e kishe lene pas dore. Nese mund te me thuash cfare mjekimi more? Ke perjetuar here te tjera nje gjendje te tille dhe a je mjekuar me pare per kete? E lidh me ndonje ngjarje ose ndryshim ne jeten tende? Do te keshilloja qe nese ke mundesi te konsultohesh me nje mjek psikiater per te pare mundesine per te marre perkohesisht nje mjekim qe te ndihmoje te ndihesh me e qete dhe te kerkosh nese eshte e mundur te besh keshillim psikologjik ose psikoterapi qe te shqyrtosh me tej me cfare mund te lidhet ai. Ankthi megjithese nje problem shume i shpeshte, nuk eshte i lehte per t’u perballuar, aq me teper vetem. Te pergezoj qe kerkove ndihme dhe te inkurajoj ta besh edhe ne vazhdim, me njerez te afert e me specialiste.
Je e mirepritur nese ke pyetje te tjera. Uroj te ndihesh me mire se shpejti!