Këshilla/Blog

12.02.2016

Nuk jam pranuar ne fakultetin e edukimit keshtu qe kam humbur ket vit dhe ter kohen kaloj ne shtepi.Tere kohen kerkoj informata per provimet e mehershe te fakultetit te edukimit qe ta pergadis per afatin tjeter por nuk gjej.
Gjithashtu kam kerkuar dhe pune kam aplikuar ne shume vende por nuk e arrita as kete qellim.
Pres nje keshille nga ju .Faleminderit

  1. Eni Tabaku says:

    Pershendetje,
    Te jeni i bindur qe ju vetem keni fituar.
    Eshte e vertete se pjesa me e madhe e te rinjve pas perfundimit te studimeve ne shkollen e mesme, te ndikuar nga stigmat dhe paragjykimet e rrethit shoqeror ndjehen disi te humbur, te frustruar, drejt nje nga qellimeve paresore ne jete: Shkollimit.
    Por ju jeni shume i qarte dhe i vendosur per realizimin e ketij qellimi, kjo eshte nje tregues i natyres suaj kembengulese e cila eshte per tu mare shembull e pergezuar.
    Cfare do tju keshilloja eshte te vazhdoni kete sjellje proactive dhe me tej, duke intensifikuar kerkimet e gjetjee te materialeve mbeshtetese; duke ndryshuar format e kerkimit te punes.
    Mund te kerkoni material ne gjuhe te huaj; te perpiqeni te kontaktoni studente te tjere qe kane te njejtin qellim; ekspoloroni ne teren mundesi punesimi duke kontaktuar akademi sportive, qendra te ushtrimeve fizike te cilat mund te kene nevoje per asistente mbeshtetes. Kjo mund te behet dhe pa pagese dhe fitimi juaj do te jete ekperienca.
    Ju uroj sukses!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.