Këshilla/Blog

17.02.2016

Pershendetje.
Meqenese faqa juaj thot nuk je vetem as un nuk do t doja t ndihesha e till . Kam nje problem me veten time.. me duket sikur t gjith me duan t keqen dhe me tremb shum bota qe me rrethon . Per cdogje q m thon apo menyra sesi sillen me muaa.. duket sikur t gjith kan qellime t keqija.. si mund ta heq kete fiksim q kam ne trurin tim ..shpesh ndihem shum e vetmuar :/
Faleminderit qe ekzistoni ¡

  1. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Faleminderit qe na keni shkruar dhe ju pergezoj per guximin qe keni marre dhe keni shprehur shqetesimin tuaj. Besoj se po e vuani shume dhe ndjeheni e vetmuar. Fakti qe ju e pranoni si dicka shqetesuese menyren si mendoni per boten dhe te tjeret si armiqesore, eshte nje hap i mire drejt ndryshimit. Te gjithe njerezit jane te ndryshem dhe jo te gjithe do duan njeri-tjetrin, por kjo nuk do te thote qe te gjithe jane armiqesore. Per faktin e shumellojshmerise eshte edhe me e bukur. Megjithate, une te sugjeroj qe te takosh nje psikolog personalisht dhe ta ndash me te brengen tende, pasi do te ndjehesh shume me mire. Per cdo gje, mos hezitoni te na shkruani.
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV