Këshilla/Blog

Nuk kam rrugdalje 05.07.2021

Përshëndetje,Jam një çun 22 vjeç nga pogradeci aktualisht jetoj ne tiran, para nje viti jam shperngulur ne tiran duke jetuar me nje shok pasi ne familje nuk ndiesha asnjeher i qet mami me babin gjithmon debatonin zireshin nuk kishte qetsi ne asnje sekond dhe nuk me degjonte askush kur jepja mendimin tim, Problemi qendron qe jam futur ne 100 probleme para disa muajsh njofa njê gocë qe u dashurova marrezisht pas saj vazhduam per 3 muaj lidhjen ton ku ishte hera ime e pare qe e ndjeja bukurin e kesaj bote por nuk zgjati shum sepse ajo me la nuk mund ti plotsoja te gjitha kerkesat donte qe te shkonim ne vende turistike ne restorante dhe nje dite qe ishim zên më shkrojti “Nuk mund te merrem me nje person varfanjak si ty” dhe qe ate dite nuk kam pasur mundesi kontakti me pas humba punen pasi rash ne nje situat te renduar psikologjike, dhe u drtyrova te merrja nje kredi pasi nuk mund te kthehesha tek familja ne ate gjendje qe isha , problemi qendron qe tani perveç Zemres qe me dhemb çdo sekond kam dhe problemin e kredis , Fola me vllain ja tregova te gjith situaten dhe per çudi me tha he se i rregullon te gjitha avash avash, theksoj vllai esht ne gjendje te mir ekonomike, keto ditet e fundit nuk vej gjum ne sy gjith naten duke menduar nje rugzgjidhje por e vetmja gje qe me shkon ne mendje esht nje menyr se si mund te bej vetvrasje qe te mund te mos me gjejn as kufomen, Se di por po çmendem Nuk dal nga shpia nuk flas me askend po çmendem vertet , do doja nje keshill nga ju perpara se te bej diçka tragjike per jeten .
Faleminderit nese do me ktheni

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Pyetja juaj i eshte derguar ekspertit dhe shume shpejt do te merrni nje pergjigje.
    E kuptojme situaten ne te cilen ndodheni por nuk je vetem pasi ne jemi ketu per te degjuar dhe mbeshtetur. Mund te na shkruash serisht nese deshiron.

    Stafi i nukjevetem

  2. Anonim says:

    Pershendetje!Me vjen keq per ty.Perpiqu te qetesohesh shpirterisht njehere te marresh forcat dhe te kerkosh nje pune te re,se Tr ka plot mundesi.Vrave veten po pastaj,ku e di ti mor djale te ardhmen ndoshta gjen 1 super pune dhe super vajze,jo nje materialiste.

  3. Pershendetje dhe faleminderit qe kontaktove me ne! Me vjen keq per gjendjen tende, duket sikur jeta nuk ka qene e lehte per ty deri tani. Megjithate, edhe pse mund te duket ne disa momente se nuk ka rrugezgjidhje, zakonisht ato jane aty mjaft t’ i shohim gjerat nje nga nje. Dhenia fund e jetes mund te duket si nje zgjidhje per momentin, por nuk eshte e tille. Neqoftese do te mendoje per problemet e tua nje nga nje:
    – Kredia, a ka nje mundesi qe ajo te shlyhet gradualisht? A bejne bankat tolerime/rregullime?
    – Te pasurit e nje marredhenieje: vertete vajza qe pate marredhenie synonte me shume anen materiale, por a ke njohur dhe vajza qe nuk jane te tilla? Jam e sigurt qe po.
    – Familjaret, ata e kemi te veshtire qe t’i ndryshojme, por ne mund te ndryshojme menyren me te cilen pozicionohemi ndaj tyre dhe mund fuqizohemi qe te mos ndikohemi aq shume prej tyre.

    Nqs vazhdon te kesh mendime te tilla, do te te sugjeroja te kerkosh ndihme menjehere ne struktura te shendetit mendor.

    Gjithe te mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV