05.09.2016
Ckemi jam Nje vajze 20vjece, jam e virgjer, por gjithmon jam masturbua cdo dite, dhe 2″”here ne dite, por ka nja 3,4dite Po perpiqem e skam ndjenje fare, spo mund te prishem, kam dhe crregullim te ciklit Jam teper e shqetesuar, dhe dhe 3-muaj martohem, kam Hall mos kto probleme me vazhdojne… Flm
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur lexuese te falenderoj qe vendose te ndash me ne shqetesimin qe po perjeton.
Autoerotizmi, pra masturbimi, eshte nje moment ku cdo person esht ne kontakt me deshiren seksuale, fantazite dhe imagjinaten erotike si dhe ndjesite fizike qe prekja dhuron, pra ne momentin e prekjes kerkohet nje vetperqendrim total. Ndjesite ndryshojne nga shum aspekte si: ndjenja emocionale, faktoret ambientale (vendi ku masturbohemi, prezenca e familjareve, periudha e ciklit menstrual, stresi, etj) situata sentimentale me partnerin, dhe sidomos arritja ne orgazem eshte nje faze qe influencohet me se shumti nga keto aspekte. Persa i perket çrregullimeve te ciklit ato mund te vertetohen fare mire me disa analiza hormonale.
Ne pak fjalite qe keni shkruar mungojne informacione mbi menyren e masturbimit; arsyen pse preferoni autoerotizem nderkohe qe jeni ne nje lidhje; çfare quani ju problem ne ket rast? Tre ose kater dite eshte nje periudhe fare e shkurter, (ne mjekesi konsiderohet problematike seksuale ajo qe zgjat afro 6 muaj).
Do ju ftoja te mendonit pse jeni e shqetesuar per mos arritjen e orgazmes, nga momenti qe autoerotizmi esht shume ndryshe nga nje mardhenie intime me partnerin.
Ju uroj gjith te mirat,
Besarta Taci