Këshilla/Blog

Rea 17.05.2021

Pershendetje, kam
Nje problem nuk ndihem mire,me vjen me qajt cdo kush qe me flet me mbushen syt me lot.nuk jam ne gjendje as te flas me ndokend.kam te fejuarin jasht shtetit. Ndihem e vetmuar, mendoj qe askush nuk pom don, mendoj se ai po me tradhton dhe vetem qaj.ju lutem a mund te me ndihmoni te dal nga kjo gjendje emocionuse. Faleminderit

  1. Përshëndetje, faleminderit që kontaktuar me ne! E mirëkuptoj gjendjen tuaj, duket se po ju ngarkon shumë. Do ju sugjeroja që të flisni me njërëz të tjerë që keni në jetën tuaj, me ata/o që mund t’i besoni. Siç po thoni, mendoni se të tjerët nuk ju duan, por ndoshta është më mirë t’ua shprehni këto ndjenja dhe të bisedoni me ata, sesa të qëndroni vetëm dhe të qani. Në lidhje me të dashurin, a ka ndodhur diçka në marrëdhënien tuaj që mund t’ju bëjë të mendoni se ju tradhëton? Ka ndonjë arsye për ta bërë këtë gjë?

    Ndërsa për veten tuaj, do ju sugjeroja që të reflektoni për momentin që kanë filluar këto simptoma, e qara domethënë, çfarë po ndodhte në jetën tuaj? Çfarë mund ta ketë provokuar? A ju ka ndodhur diçka e ngjashme më përpara? Shpesh, ndodh që ne ndikohemi nga një ngjarje që mund të mos duket aq e rëndësishme, për të na zgjuar ndjenja që mund t’i kemi varrosur: se nuk na duan, se na tradhëtojnë etj etj. A ju ka ndodhur diçka e tillë kohët e fundit.

    Nëse doni, mund të rishkruani përsëri këtu, ose mund të shkruani në chatt – in e kësaj faqeje për një seancë më interaktive.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV