Këshilla/Blog

Paolina.T. 19.06.2023

Përshëndetje. Jam një vajzë 20 vjce. Që prej kohës kur kam qënë adoleshente kisha disa sjellje që nuk i kontrolloja dot. Me kalimin e kohës këto sjellje shtoheshin dhe përkeqësoheshin psh: para se të dal nga shtëpia
-kontrolloj soben disa herë se mos e harroj ndezur (kshu bej me çdo pajisje elektroshtepiake)
– kontrolloj disa herë deren nese e kam kyçur apo jo.
– në dimer kontrolloj mirë dritaret nëse janë mbyllur sepse tmerrohem kur mendoj që mund ta kem lënë hapur dhe mund të semurem,
-rri gjatë gjithë këhes me frikën mos sëmurem dhe kam nje disiplin të tepruar për pastërtinë dhe mikrobet. (Por prap sëmurem shumë shpesh sepse kam imunitet shum të dobët. )
Gjithmonë zgjohem herët sepse e di qe këto sjellje më vonojnë pooor prap vonë dal nga shtëpia. Jam gjithmonë vonë…. gjithmonë.
Kohët e fundit me ndodh ndonjëherë që më vinë mendime të tipit “po sikur te humbas ndonjë nga familjarët e mi” ose ” po sikur ti ndodhi gje motrës ” këto ide më japin shumë ankth.
Rastësisht më doli nje video në internet ku shpjegonte një sëmundje mendore qe quhej OCD dhe u shtanga kur kuptova që përshkroi gjithë simptomat e mia. Thjesht kam ngecur dhe kam frik të marrë ndihmë.

  1. Arela Çarku says:

    Përshëndetje,

    Më vjen mirë që të paktën po e shkruan frikën tënde, ankthin dhe shqetësimet që prej kohësh tashmë po përjeton. Teksa thua që ke frikë të kërkosh ndihmë, ti tashmë je duke e kërkuar.
    Vetë shkruajtja e shqetësimit dhe pranimi I frikës për të kuptuar çfarë je duke përjetuar, është një formë e kërkesës për ndihmë. Ndërkohë, teksa po lexoj përjetimet e tua, ndjej frikën dhe shqetësimin e vazhduar për humbjen e kontrollit, dhe nevojën compulsive për të vepruar si një mënyrë parandaluese e diçkaje të keqe që mendon se mund të ndodhë.
    Sëmundja, vdekja apo humbja e ndonjë familjari, vijnë si mendime obsessive, një formë që tregon ankthin tënd egzistencial, I cili ka nevojë të kuptohet. Çfarë po mbron ti? Çfarë të bën të jesh në konkurencë me kohën, e cilla mesa duket fiton teksa të sfidon me rritjen e akthit tënd për nevojën për siguri. Nëse fillon ti referohesh shqetësimeve që përjeton si sëmundje mendore, frika dhe paniku mund të të shtohen më shumë, kur ndërkohë ftesa është e hapur për të kuptuar përjetimet e tua. Çfarë po mundohet të të bëjë të kuptosh ankthi që ti po përjeton?….
    Të sugjëroj zhvillimin e seancave psikologjike për të vendosur një kontakt me vetem dhe për të dëgjuar shqetësimin tënd në një formë më pranuese.
    Ti nuk je vetëm, dhe mos hezito të kontaktosh…
    Kujdesu për veten,
    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV