Erleta 26.02.2024
si ta dijm se qfar duam te bejm per te ardhmen sa i perket orientimit ne fakultet.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje e dashur,
Fillimisht dua të të falenderoj që zgjodhe faqen tonë për të adresuar shqetësimin tënd.
Përzgjedhja e karrierës është një vendim shumë i rëndësishëm pasi ndikon në të ardhmen tonë
dhe duke patur këtë rëndësi duhet marrë pas një hulumtimi dhe eksplorimi të disa fushave si:
Informacione rreth karrierës/ profesionit ku përfshihen informacione mbi gjendjen e
përgjithshme të tregut të punës, sa i kërkuar dhe sa i paguar është si profesion, struktura e
vendit të punës, gjendja e përgjithshme e ekonomisë, mite mbi karrierën etj
Marrëdhëniet e rëndësishme me të tjerët: pritshmëritë dhe orientimet e njerëzve të
rëndësishëm (prindër, shokë, bashkëshort), prioriteti dhe rendësia që ka për ty
personalisht karriera kundrejt faktorëve të tjerë që lidhen me marrëdhëniet ndërpersonale
(martesë, fëmijë), tradita e familjes etj
Dhe më e rendësishmja vlerësimi i karakteristikave personale të rëndësishme për
karrierën ku futen qëndrimet, besimet, interesat, shprehitë, aftësitë, vlerat, stili i jetesës,
karakteristikat e personalitetit (ekstravert apo introvert) etj
Për një orientim më të plotë do të të këshilloja të realizoje një takim me një këshillues karriere
me të cilin mund të realizosh një analizë më të plotë të gjitha fushave të mësipërme. Nëse nuk e
ke tw mundur tw kwshilloj të plotësosh online testin e personalitetit Holland, rezultati i tw cilit
tw jep informacion mbi grupin e profesioneve që të përshtatet më shumë duke analizuar
karakteristikat kryesore personale, aftësitë dhe preferencat . (Holland Code Personality Test).
Gjithe te mirat,
Irma