Hera 10.10.2019
Pershendetje! Qe adoleshente kam vuajtur nga nje pagjumesi ose ankth nk e di tamam nese pagjumesia me sillte ankth apo anasjelltas… Kjo akoma me ndodh dhe me ka penguar edhe ne pune sepse e ndjej veten te lodhur pas nje nate pa gjume… Cfare me sugjeroni? Flm!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Hera,
Të falenderoj për besimin dhe që ndave me ne këtë shqetësim tëndin. Në fakt studimet tregojnë se ankthi mund të sjellë probleme me gjumin dhe anasjelltas, mungesa e gjumit mund të shkaktoj ankth. Ndaj për këtë nuk kam një përgjigje përfundimtare për ty.
Sigurisht që mungesa e gjumit sjell edhe lodhje shumë të madhe të nesërmen, pasi ndikon drejtpërdrejt në mirëqënien tonë psikologjike dhe fizike.
Unë do të doja të dija, çfarë ke bërë ti deri më tani për të përballuar pagjumësinë dhe ankthin ? Ç mendime ke që të shkaktojnë pagjumësi dhe cilat mendime të shkaktojnë ankth? Me cilat aspekte të jetës tënde lidhen më së shumti?
Cfare mund të të sugjeroj do të ishte të ruaje rutina të njëjta përpara gjumit, po ashtu dhe një orar të njëjtë, mos të konsumosh produkte që kanë kafeinë dhe të shmangësh të parit e orës/celularit gjatë kohës që përpiqesh të flesh pasi kjo mund të të bëjë ankthioze dhe të të prishë gjumin.
Uroj të të kem ndihmuar,
Gresa