B 21.11.2019
Kam nje shqetesim lidhur me pagjumesine, e cila po me mundon prej vitesh. Aktualisht jam 23 vjec, po mesa mund te mbaj mend mire me ka filluar qe ne moshen 19 vjec. Ne fillim nuk eshte se i kam vene shume veshin, sepse me ndodhte me periudha, 3 muaj flija mire,3 muaj jo. Dhe gjithmone kam ecur me mendimin qe he se stresi he se ndryshimi stines apo justifikime te tjera te ketij lloji. Por qe me kalimin e kohes u be shume e lodhshme kjo situata qe disa muaj fli mire disa jo. Derisa 1 ose 2 vitet e fundit, ka patur periudha qe dhe nuk flija fare, ose flija max 4 ore, po dhe keto 4 ore i beja me copa. Me shqeteson fakti se une gjate gjithe kohes kam qene dhe ne shkolle dhe ne pune pergjate ketyre viteve dhe ditet i kam patur gjithmone te lodhshme dhe te ngarkuara dhe cuditesha qe nuk ndjeja lodhje dhe nevojen per gjume, keshtu qe provova ta lodhja dhe me shume veten, shkoja per vrap ose beja ecje shume te gjata, por prape asnje rezultat. Me pas fillova te beja dhe hiking , por qe perseri e njejta situate. Mendova te shkoja per nje konsulte, por se di me pengonte ndoshta frika ose turpi, dhe e di qe eshte shume idiotesi por fillova te pija ose te haja gjera qe mund te stimulonin gjumin, por qe ishte e kote. Fillova te pija shume alkool, vere ndonjehere dhe bar se ndoshta me vinin me gjume, por jo. Ajo cka me shqeteson me shume eshte periudha e gjate, dhe nuk e perballoj dot me sepse gjate gjithe kohes qe nuk fle vetem mendoj, dhe mendimet jane shume te shpejta dhe me irritojne
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Dikur e kam pasur dhe une. Jeta personale si shkon? Duhet te gjesh nje te dashur dhe me lumturine qe do ndjesh do kesh gjithmone gjume sepse dashuria na ben te enderrojme. Mundohu ta gjesh ate person special ????