Këshilla/Blog

Zysha 07.02.2024

Pershendetje!Jam me profesion mesuese dhe kam mbi 25 dite qe kam ankth dhe pagjumesi .Kjo gje po me lodh shume sa nuk jam ne gjendje te bej aktivitetin tim te perditshem.Nuk eshte hera e pare qe me ndodh,por kesaj rradhe eshte shume e forte.Ju lutem me ndihmoni!

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje dhe faleminderit që na ke shkruar.
    Situata juaj duket e ngarkuar emocionalisht. Ankthi dhe pagjumësia mund të jenë
    shenja të një sfide emocionale apo stresi në jetën tuaj. Si mesuese, mund të
    ndjeni vështirësi të përballeni me presionin dhe përgjegjësitë e profesionit tuaj,
    ndërkohe që kjo periudhë mund të përforcojë edhe ndjenjat e izolimit dhe
    lodhjes. Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor në
    momente të tilla, ndaj do ju ftoja të lexoni me kujdes këshillat më poshtë dhe ti
    krijoni mundësinë vetes për ta ndihmuar për të menaxhuar këtë situatë të
    vështirë nëpër të cilën po kaloni.
    Përpiquni të praktikoni teknikat e frymëmarrjes së thellë, të cilat mund të
    ndihmojnë në uljen e niveleve të ankthit. Mund të provoni teknikën e "4-7-8" duke
    mbajtur frymën për 4 sekonda, mbyllur gojën dhe duke mbajtur frymën për 7
    sekonda, pastaj lëshuar frymën për 8 sekonda e me rradhë.
    Aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në lirimin e tensionit dhe ndihmon në promovimin
    e gjumit të mirë. Mund të bëni një shëtitje të shkurtër apo ushtrime të lehta.
    Meditimi dhe relaksimi. Provoni meditimin ose praktikat e relaksimit për të ulur
    nivelet e stresit dhe ankthit. Mund të fillojë me një seancë të shkurtër çdo ditë
    dhe të rritet gradualisht.

    Sigurohuni që të keni një rutinë të rregullt të gjumit dhe të shmangni konsumin e
    kafeinës dhe alkoolit para se të shkoni në shtrat.
    Kaloni kohë me njerëz të afërt dhe ndaj eksperiencat me to. Shpesh, kjo
    ndihmon në formimin e një perspektive të re në të parit të gjërave.
    Gjithashtu, kujdesuni për veten tuaj. Ndonjëherë, është e nevojshme të
    konsultoheni me një profesionist të shëndetit mendor për të marrë ndihmë dhe
    mbështetje të specializuar.
    Mos harroni se është e rëndësishme të bëni hapat e duhur për tu kujdesur për
    veten tuaj dhe për të kërkuar ndihmë kur ndjeni se ju duhet.
    Unë ju falenderoj e pres të dëgjoj sërish nga ju,
    Uarda

  2. Dajana Dema says:

    Pershendetje! Vuaj nga nje fobi qe me ka bere te me ndryshoje jeta. Une jam shum frike kur fryn ere dhe ben stuhi. Sa her fryn ere kam ankth kam rrahje te shpeshta zemre edhe nuk perqendrohem dot. Gjate gjithe 24 oreshit mar info rreth motit. Kjo fobi po me mbyt. Kam pagjumesi edhe mungese perqendrimi. Edhe kur leviz perdja mua me duket sikur do behet nami.flm

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  3. Bledi says:

    Persh kam 4 vjet qe vuaj nga ankthi dhe pagjumesia , pagjumesia po me vret shume mar ilace prej 4 vitesh por as 1 efekt

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV