Këshilla/Blog

21.02.2016

Pershendetje, jam nje vajze 20 vjecare. Para 4 ditesh hoqa dore nga nje lidhje dy vjecare. Po po hoqa dore sepse ai po u benin muaj qe sa vinte dhe u largonte, sishte me ai i pari, u solla mir me te u solla keq po njesoj. Sot po ndihem si mos me keq, me mungon aq shum sa dua te zhdukem. Ju lutem me jepni ndonje keshille si te veproj.

  1. ajo says:

    Pershendetje!
    2 vjet nuk jane pak dhe eshte normale te ndihesh sic po ndihesh tani. Ne cdo lloj marredhenieje, vleresimi duhet te jete i dyanshem. Ti ke vepruar e bazuar ne sjelljen e tij,e jo se doje ti qe te ndodhte ashtu. Nese ka qene dashuri e plaster, mundohu te qetesohesh sepse ai do te reflektoje mbi gjithcka. Do ishte mire ai ta dinte qe nuk ishte kjo deshira jote. Mundohu te qetesohesh, te lexosh, e mbi te gjitha te kesh besim. Cdo moment qe marrim fryme eshte nje mundesi per te ndryshuar gjithcka.
    Te pershendes e te uroj fat!

  2. Denisa Ndreka says:

    Përshëndetje,
    Ti sapo ke mbyllur një marrëdhënie të rëndësishme dhe është normale të përjetosh trishtim dhe dhimbje. Jepi kohë vetes për të përjetuar këtë humbje, mungesën dhe mallin për një person të rëndësishëm në 2 vite të jetës tënde.
    Nga përshkrimi kuptoj që vendimin e keni shqyrtuar prej disa muajsh, madje jeni përpjekur të ndryshoni gjërat por pa sukses. Sigurisht që në një marrëdhënie duhet të angazhohen të dy në zgjidhjen e cështjeve shqetësuese. Duket që ti je ndjerë vetëm në muajt e fundit të kësaj marrëdhënie. Nëse ti nuk do të kishe hequr dorë, ju mund të vazhdonit të ishit bashkë, por situata mund të ishte e njëjtë.
    Kujdesu për vete duke përjetuar ndjenjat që sjell ndarja ndaji përjetimet me njerëzit që ke pranë, përfshihu në aktivitete qe pelqen qe mund te jene të vetmuara ose në shoqëri. Jepi vetes kohë. Nëse gjëndja në të cilën ndodhesh zgjat , kërko ndihmën e një profesionisti.
    Gjithe te mirat,
    Denisa Ndreka , Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV