17.10.2016
Pershendetje
Si mund te parandalojme urinimin e pavetedijshem gjate dites dhe nates psh kur qesh,ose kur ben ushtrime fizike.
Faliminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e/i nderuar,
Ju lutem te na shkruani moshen edhe gjinine tuaj, pasi eshte e nevojshme per ekspertin ne menyre qe t’ju ktheje nje pergjigje sa me te pershtatshme.
Ju urojme gjithe te mirat,
Stafi i ‘Nuk Je Vetem’
Jam nje nene 38 vjeqare dhe kam nje vajze 16 vjeq ajo urinon ende gjate nates kam vizituar shume qendra mirepo i kam ndaluar sepse kane ndikuar ne te ne menyre psikike negativisht ,desha te me keshilloni dhe te me jepni zgjidhje se ti tia bej si mundet te ndaloje urinimin gjate nates,per arsye se ajo eshte ne gjendje te madhe stresi dhe eshte bere shume e izoluar.U jam mirenjohese nese keni mundesi sado pak te me ndihmoni.
Pershendetje!
Shqetesimi juaj lidhet me diagnozen e urinimit te pavullnetshem te shkaktuar nga gjendje stresi per fshikezen e urines sic eshte e qeshura ose ushtrimet fizike. Gjate periudhes se te qeshures muskujt pelvik si dhe sfinkteri i fshikezes se urines nuk arrijne te kryejne funksionin e tyre normal duke lejuar urinimin e pavullnetshem.
Per te menduar trajtimin e ketij shqetesimi duhet ne rradhe te pare te njihemi me shkaqet qe shkaktojne kete crregullim. Si faktore nga me te zakonshmit njihen infeksionet e mundshme urinare kronike, mbipesha ose renia nga pesha ne menyre te menjehershme, diabeti, konstipacioni etj. Si fillim ju keshilloj nje vizite me nje urolog ose nefrolog per te percaktuar shkakun e ketij crregullimi dhe me pas te merren masa trajtimi ne varesi te shkakut. Mjeku do ju keshilloje dhe per llojin e ushtrimeve qe duhet te kryeni, te cilat forcojne muskulin pelvik duke lehtesuar situaten.
Gjithe te mirat!