Këshilla/Blog

ytboss 02.01.2022

Pershendetje jam 28 vjecar nga Kosova, mendoj qe kam pothuajse 20 vite ne depresion dhe paranoje. Babai im nuk ka qene kurr i dhunshem ka sakfrifikuar per mua gjithqka por ne anen tjeter une jam rritur nga babai ne ate menyre qe me veten time nuk jam i afte per asgje keshtu ka vazhdu edhe me rrethin te gjithe ne kane shiku me nje sy qe inteligjenca ime ishte 0. Sot me duhet qe shoqera ime rrethi im dhe te gjithe nuk me duan per asgje vetem per keqardhje. Si gjithe adoloshentet edhe une kam bere gabime dhe tani ato gabime nuk me hiqen nga koka. Mendoj qe tjeter bejn plane per te shkatrruar jeten time. Nuk mund te flas me njerz te ri dhe te socializohem me njerez po ashtu te gjej nje pune edhe pse gjenoroj te ardhura online mbi mesatare. Nese nje i njohur ne rrug me ka pershendet dhe tani vetem ul koken para meje, hy perseri ne paranoja

  1. Përshëndetje, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm. Më vjen keq për gjendjen tënde emocionale që siç duket ka shumë vite që po të mundon. Duke qenë se problemet e tua janë komplekse do të të sugjeroja të bisedoje me prindërit e tu, ose të paktën me babain apo një njeri tjetër që beson për këto shqetësime. Gjithashtu, përpiqu të fokusohesh tek anët e tua pozitive: cilat janë aftësitë që ke? Si mund ti përdorësh ato? Përqendrohu tek anët e tua pozitive dhe tek arritjet që ke dhe që bën, pa e kritikuar veten. Kur fillon të mendosh se të tjerët thurin plane kundër teje, sfidoji këto mendime me logjikën tënde: sa janë të vërteta këto?

    Përpos tyre, mendoj se do ishte mirë të bëje disa seanca psikoterapeutike ose të mund të shkruash në chat – in e faqes sonë për një seancë më ndërvepruese.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

  2. Ankthi says:

    Prsh, Deshta tju ves se e a e ka ndokush ket ndjesi te zemres si pe kam un see jam teper keqq sdo si t them
    Jam lodhur ikam ber te gjitha analizat mkan dal mir
    Po sdi si mka hi ne tru kjo zemer mos pom ndodh diqka mendjen veq te kjo po e mbaj dhe masandj po lishtohem kreit skam fuqi dhe po rreh nganjeher shpeit si mem dal prej vendit 5min kshtu pom vje nganjeger jo perher ajo shpeitesii dhe mendoj vetem gjana t kqia spo kam vullnet per asgje dhe jam nen e dy fmive me besoni qe aq pa forc jam nganjeber menzi qohrm kreit me zor me bo diqka , dhe sdi hyra ne internet me lexu per ket dridhje qe pom vje edhe shpeit qe pom rreh zemra e qkass po qet aty me lexu per terli smundje e me zemer qkamas e shum po trembem, a e ka ndonjeheri nga ju kte gje see jam kput krit kreit???????????????? pergjigjnj ju lutem

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV