Këshilla/Blog

Anonim 18.10.2021

Pershendetje,jam nje vajze 17 vjecare.Bera nje vizite tek okulisti dhe dola me probleme me shikimin per larg me nr -2.5.Ne fillim mendova se ok do i mbaj per disa kohe dhe me oas do me rregullohet por mjekja me tha se duhet ti mbaj gjate gjithe kohes.Me tha se nese deshiroj pas te 22-tave mund te bej nderhyrje me lazer.E kam marr me shume stres,nuk kam pasur syze kurre ne jete dhe vetem kam qare.Nuk ndjehem me si me para me duket vetja e shemtuar,sikur do te me paragjykojne etj.A ka mundesi te rregullohet numri apo do te vij duke u rritur??

  1. sara says:

    mbaj se do mesohesh kshu isha dhe un

  2. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje,

    Uroj te jesh mire! Ne lidhje me pyetjen per te cilen me drejtohesh mund te them qe vetem nje mjek okulist mund te te kthej pergjigje. Fillimisht do te rekomandoja qe te fokusoheshe me teper tek shendeti jot optik. Ne baze te statistikave, nje perqindje e konsiderueshme e njerezve mbajne syze optike. Mbajtja e syzeve eshte bere nje pjese e rendesishme e tyre duke qene se permireson shikimin ne perditshmeri dhe thjeshtezon funksionimin ne shkolle. Pjesa me e madhe e te punesuarve ne administrata apo zyra, mbajne syze optike per tu mbrojtur nga ekrani i kompjuterave (pa numer).

    Nderkohe, duke marre parasysh moshen tende ne adoleshenc, une e kuptoj dhe vuajtjen tende ne lidhje me pamjen e jashtme apo me paragjykimet. Se pari, do doja te mendoje per nje moment se si duken per ty personat me syze. A ka njerez me syze qe ty mund te duken te bukur? Apo sipas teje te gjithe njerezit me syze jane te shemtuar? Supozo per nje moment nese nje shoqe e klases tende do te vendoste syze, cfare do ishte mendimi jot i pare? Si do reagoje ti ndaj asaj? Do e mbeshtesje apo o e paragjykoje per nje problem qe ajo ka me shikimin? Me aq sa ke shkruar, mos te gaboje, ti thua se ke frike se mos te paragjykojne, pra do te thote se deri tani ti ende nuk je paragjykuar. Edhe nese ndodh me e keqja e mundshme e paragjykimit per nje shendet fizik, mendon se te gjithe do te paragjykojne? A do jete dikush qe do te mbeshtes? Sa mund te zgjas periudha e paragjykimit dhe cfare mund te ndryshoj tek ty? Paragjykimi per ty eshte frika e se ardhmes, dhe askush nga ne nuk mund ta dije saktesisht se cfare do ndodhe ne te ardhmen dhe te parashikojme reagimin e miqve apo shokeve te tu. Por eshte e rendesishme qe ti te shohesh reagimet e tua ndaj vetes dhe ta pranosh ate. Merr nje moment nga koha jote, mendo ne lidhje me pyetjet e parashtruara me lart dhe ndihu e lire te na shkruash perseri per cdo shqetesim tendin.

    Gjithe te mirat!

  3. Anonim says:

    Mua me pelqejne personat me syze,nuk i paragjykoj.Kam shume shoqe ne klase apo ne shoqeri me syze por mua vete me duket sikur do me shohin si “qorre”,sikur kam dicka mangut.Kur i vendosa te gjithe mi pelqyen dhe me ben vetem komplimenta,tani jam mesuar pak????edhe pse ndonjehere i heq.Faleminderit shume per pergjigjen dhe kohen tuaj.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV