Këshilla/Blog

E zhgenjyera 25.06.2023

Pershendetje!Uroj te jeni mire!
Problemi im eshte qe un sjam e lumtur me veten time ,as per te krijuar nje mardhenie sjam e zonja te gjithe me bullizojne pse nuk kam kryer mardhenie,para disa ditesh vajta me nje shok,venodsa te kryeja mardhenie kishim disa kohe vetem puthje kishim ber,nuk i kisha then qe isha e virgjer ,ku tani 20 minuta ndenjem se bashku sa vendosem qe te fuste penisin un i thash kam dhimbje dhe aty iku gjithcka mbaroj ,as gjak asnje sme doli se di nqs ndodhi gje apo jo,por me sberem asgje dhe ai u merzit shum ,cfare do lloj fjale te me ndohmoje do me lumturoje

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje,

    Së pari të përgëzoj që more guximin dhe e ndave me ne shqetësimin tënd.
    E marr me mend që nuk ka qenë aspak e lehtë për ty. Nuk e di se si mund të kenë shkuar gjërat që nga momenti që na ke shkruar dhe deri më sot, por më vjen shumë keq që kjo eksperienc ka ndikuar në mënyrën se si e sheh veten ti. Kjo eksperienc mund të të ketë bërë të ndihesh e pa aftë dhe me ndjenja faji apo turpi.
    Nuk e di në ke mundur të flasësh dhe ta ndash me dikë të besushëm këtë eksperienc, por është shumë normale që shumica e vajzave të përjetojnë dhimbje gjatë aktit të parë seksual dhe ta ndërpresin. Unë do të doja të të drejtoja disa pyetje. Nëse personi tjetër me të cilin ti zgjodhe të kryeje marrëdhënie, do të kishte reaguar me më empati/ dhembshuri ndaj teje, si do të ndiheshe ti? A do të kishe ndjenja faji, turpi apo do të ndiheshe më e sigurt dhe e kuptuar?
    Unë nuk kam informacion për marrëdhënien tuaj (nëse vazhdoni ende të jeni në një marrëdhënie) apo sa kohë keni që njiheni por duket sikur ke shprehur dhe një lloj zhgënjimi në atë që tregon, dhe më vjen keq që të është dashur të përballesh me një gjë të tillë. Pavarsisht kësaj, eksperiencat janë aty për të mësuar. Përpiqu të kuptosh se nëse fajson veten tënde, ku qëndron faji? Nga ana tjetër, çdo njeri (vajzë apo djalë) i rritur ka të drejtë të zgjedhë vetë se kur dhe me kë dëshiron të kryejë marrëdhënie intime. Ashtu siç ka të drejtë dhe ta ndërpres një akt seksual. Personi tjetër duhet ta respektojë këtë gjë pavarsisht dëshirave seksuale.
    Përpiqu të dëgjosh nevojat e tua dhe trupin tënd. Merr kohën tënd për çdo gjë që ti bën. Është e gjitha personale dhe përpiqu mos të fajsosh veten për mënyrën se si ndihesh. Ki në fokus nevojat e tua, më pas nevojat e të tjerëve.

    Ndarja e historisë me një njeri të rritur të besueshëm (familjarë apo mike) ndoshta do të të ndihmonte. Gjithashtu, unë jam këtu me dëshirën për të lexuar letrën tënde të radhës.

    Gjithë të mirat,
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV