25.10.2017
Jam ndare nga gruja a mund te me ndimoni. shum e dua edhe ajo me ka dashur. a muj me dit a kam shpres qe te kthehet.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Faleminderit që na ke shkruar dhe ke shprehur me ne shqetësimin tënd.
Me sa duket ti je në një periudhë shumë të vështirë e lënduese dhe aq më tepër që po të mundon dëshira e mendimi i rikthimit me gruan tuaj. Ndarjet qoftë të përkohshme apo të përhershme, janë gjithmonë të vështira për vetë arsyen që marrëdhëniet nxjerrin në pah si vulnerabilitetin por edhe nevojat tona.
Gjithsesi me kaq sa keni shkruar në letër është e pamundur të kuptohet qartësisht situata juaj, arsyet pse kjo ka ndodhur dhe mundësitë potenciale në këtë pikë, apo edhe se cfarë këshille apo reflektimi prisni edhe nga ne për t’ju ndihmuar.
Megjithatë, uroj që ta merrni këtë si një kohë për të reflektuar dhe për të kuptuar prespektivën e saj mbi të gjitha, pavarësisht gjendjes suaj si dhe të mundni të siguroni një komunikim të hapur për të folur me të dhe për ti shprehur, dëshirën e përkushtimin për të zgjidhur atë cfarë ka cuar në ndarje.
Besoj se ju e njihni më së mire gruan tuaj dhe cfarë mund ta motivojë apo ndihmojë atë në këtë situatë.
Mbi të gjitha mundohuni të kuptoni situatën në mënyrë racionale dhe faktike si dhe të drejtoni komunikimin me të në mënyrë që të mos mbart përsipër ndjesi faji, përgjegësie apo kërkesash.
Gjithsesi këto janë disa supozime nga ana ime duke qenë se informacioni mungon në letër.
Ndjesinë tuaj të ndarjes dhe lëndimit e mirëkuptoj dhe e ndjej dhe uroj realisht në një zgjidhje për ju.
Je shumë i mirëpritur të na rishkruash më gjatë lidhur me dilemat që ke aktualisht,
Me respekt,
Almandina