29.02.2016
Per psikologen Elisa Berdica
Ka dy vite qe vuj dhe me kapin krizat ne cdo moment pa e parashiku. A ka sherim dhe a mund te vazhdoj me ilace
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe i je drejtuar sherbimit tone per shqetesimin qe ke.
Ajo qe shkruan eshte shume e pergjithshme, prandaj ne menyre qe te kem mundesine te te jap nje pergjigje me te plote kam nevoje per me teper te dhena.
Per çfare krizash e ke saktesisht fjalen? Per kriza paniku? Eshte e mundur te shkruash saktesisht si ndihesh ne ato momente? Ke marramendje, probleme ne frymemarrje, rrahje te shpeshta te zemres? Çfare mendimesh ke ne ato momente?
Po perdor aktualisht ilaçe? Nese po, cilat saktesisht dhe kush t’i ka keshilluar (mjeku i pergjithshem, psikiatri, psikologu)? Ke bere ndonjehere terapi me nje psikolog (psikoterapi)?
Jane familjaret e tu ne dijeni per keto kriza dhe mendon se ke mbeshtetjen e duhur prej tyre? Sa kohe ka qe i perjeton keto kriza?
Ngaqe shkruan qe te kapin krizat ne çdo moment pa parashikim po supozoj qe jane kriza paniku por do te doja nje konfirmim prej teje perpara se te arrij ne konkluzione perfundimtare.
Pres pergjigje me te detajuar dhe do jem e lumtur te te ndihmoj.
Degjohemi se shpejti,
Elisa
Pershendetje psikologe
faleminderit qe me keni shkruar. une ju kam kerku per terapi por nuk ju kam gjet. jetoj jasht shqipris dhe nuk e flas mir gjuhen e vendit ku jam dhe me duhet nje psikologe qe flet shqip. Po per kriza paniku e kam fjalen. me falni qe nuk e kam shpjegu mire. me merret fryma dhe me duket sikur po me bjen te fiket. heren e pare kam shku ne emergjence e aty me shpjeguan se ca eshte. dhe doktori me ka dhen qetesusa por nuk e di se cfar jane tamam. ato me qetsojne shum por kam lexu qe nuk jane te mira dhe mund te bajne ma te smur.printerit e dijne dhe me kane cuar te doktori dhe po kerkojme nje psikolgoe qe flet shqip. ka nje vit qe me ndodh. me duket sikur po qmendem. ju lutem me tregoni nese mund te takohemi nese vi ne tirane dhe si mund te ju kontakoj se nuk e di si mund te vazhdoj keshtu.. MIri.
Pershendetje Miri
Per momentin ofroj terapi vetem ne Gjermani ne qytetin ku jetoj. Nese ndodhesh ne Gjermani mund te te jap kontakte te metejshme te klinikes ku punoj. Ne Tirane mund t’i drejtohesh kolegëve qe jetojne atje. Kontaktet mund t’i gjesh ne kete link:
https://nukjevetem.al/sherbime-tjera-te-ndihmes-2/
Paniku eshte nje crregullim shume i per hapur dhe ndikon shume ne jeten e personit qe e perjeton. Ataket e panikut shoqerohen me simptomat qe ti pershkruan, zemra rreh fort, djersitje e te duket sikur po vdes apo sikur po te bie te fiket. Gjithashtu me vone shoqerohet gjithmone me mendime negative, dhe frike e terror se keto atake do te perseriten. Pra eshte nje cikel vicioz qe vetem prodhon frike nga frika. Lajmi i mire eshte qe paniku kurohet, ashtu sic do semundje tjeter.
Terapia kognitivo-komportamentale eshte provuar qe funksionon ne rastin e panikut, prandaj une do te keshilloja kete tip terapie. Por kete mund ta percaktoje me mire psikologu me te cilin do te punosh. Programet jane gjithmone individuale qe t’i pershtaten pacientit sa me mire. Prandaj vendimi yt dhe i familjes per te gjetur nje psikologe eshte shume pozitiv. Ilaçet qe doktori te ka dhene jane efektive ne afat te shkurterdhe nuk duhet te merren gjate. Prandaj do te te keshilloja qe te besh nje takim tjeter me nje psikiater dhe te konstatosh nese ke nevoje per ilaçe akoma.
Ka disa gjera qe ti vete mund te besh per te mbajtur nen kontroll panikun nderkohe qe gjen nje psikolog:
– Lexo e informohu. Bindu qe perjetimi i ankthit eshte normal. Cdo njeri e kalon te pakten nje faze te tille ne jeten e tij. Frika eshte adaptive. Na ndihmon te jemi te kujdesshem e te vihemi ne levizje ne situata te ndryshme, per shembull te pergatitemi mire para nje provimi apo interviste pune. Por ankthi eshte i demshem kur e ve ne alarm trupin tone ne rastet qe nuk ka rrezik – si ne rastin tend. Keto jane rastet kur duhet te kurohet.
– Meso te relaksohesh. Kur perjetojme ankth, harrojme te marrim fryme. Duket sikur na merren mendt dhe zemra rreh fort. Prandaj kur te ndihesh keshtu, merr fryme thelle. Kjo ndihmon jashte mase. Merr fryme me hunde thelle, dhe nxirre frymen me ane te gojes. Pusho per pak sekonda, dhe fillo serish. Perserite kete disa here ne dite edhe kur nuk po perjeton panik.
– Ndryshimi i mendimeve negative. Kur perjetojme ankth, na duket sikur bota eshte nje vend i rrezikshem e sikur nga momenti ne moment dicka e keqe do te ndodhe. Kjo menyre e te menduarit eshte mal adaptive dhe jo reale. Ti e di shume mire brenda vetes qe asnje gje e keqe nuk do te ndodhi. Mos u fokuso te aspekti negativ i cdo situate. Zhvendose fokusin te gjerat pozitive.
– Bej nje jete aktive dhe te shendetshme. Mundohu gjithmone te hash mire ne shtepi ushqime te pergatitura nga nena. Pi shume uje, rreth 2 litra ne dite. Merru me aktivitete sportive – bej vrap apo ecje cdo dite, ose shko ne palester. Fillo te praktikosh yoga ose meditim (per kete mund te shikosh video ne youtube ose t’i bashkohesh ndonje grupi ne qytetin ku jeton).
– Mbaje kohen e zene me aktivitete qe te pelqejne. Gjej hobbyt e tua dhe kalo kohe duke u marre me to. Kalo kohe me shoqerine apo me familjen. Suporti social eshte shume i nevojeshem ne keto raste.
Une shpresoj qe kjo te te ndihmoje sado pak. Jam e sigurt qe do te ndihesh me mire shume shpejt.
Gjithe te mirat,
Elisa
Pershendetje znj. Elisa. Ju lutem do deshiroja te kontaktoja me ju. Jetoj ne gjermani..me think ju lutem si mund te kontaktoj me ju. Faleminderit
Pershendetje jam nje goc jetoj ne gjermani dhe kam nevoj per nje psikolog shqiptar te lutem nese mundeni me derg nje nr tel ose adres qe tju kontaktoj se kam qe 3 vite po vuaj flm
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Te ftoj te lidhesh ne chatin e http://www.nukjevetem.al per te biseduar drejtperdrejte me nje nga ekspertet ne linje dhe te bisedini per mundesine e terapise online. Gjithe te mirat.
Stfi Nuk Je Vetem
https://www.youtube.com/watch?v=ZjcLbXs-QxM&feature=youtu.be
pershendetje doktoreshe
ju falenderj shume.Une jam ne belgjike dhe nuk mund te vi ne gjermani s enuk nuk kam njerez atje. A esht ndonje ekspert i juaji ketu ne belgjike?
Po i zbatoj keto hapa qe me keni shkruar.Frymemarrja me ndihmon shume dhe gjate dites vertete harroj shpesh te mbushem me fryme. E kam vene re pasi me keshilluat ju. Po mundohem gjithashtu te ha ushqime ne shpi e te pij uje dhe kam filluar te vrapoj. Verej pak permiresim por mendimet negative kam veshtiresi ti zevendesoj.Nuk mund ta kontrolloj mendjen. cfaredo qe bej me jep zor shum e shtrengim.
Kur te jem ne tirane do te kontaktoj edhe koleget tuaj.
Ilacet me japin shume gjume e nuk kam shume fuqi te bej gjera.Psikiatri me ka thene te vazhdoj por edhe te bej psikoterapi.Uroj qe ju te me ndihmoni.
ju falenderoj shum shum.
Ja pershendes un jetoj ne gjermani ju lutem ku mundem meju kontaktu se jam metvertet keq jam nen e tre femijeve kam shum marramendje kam qen te mjeku i kam ber te gjitha analizat kam ber emerten per kry kam ber ultraza per zemer para pes muajve te gjitha mekan dal mir qe 1 e gjysm jam kshtu kam qen shtatzan skum perdor asgje po masi linda perdori pika per qetsim po prap jam e njeta kam marramendje te tepert me mndalet fryma me duket se po bie per toke pom bie te fikt me likshtohet trupi me vje me vjell me trubullohen syt qdo kund qe me dhemb kam frik se tash dot me gjen diqka mengjes qe zgjohem e njejta jam as nje dit ska ndryshim tash kam fillu edhe me qajt per qdo dit se jam lodh ma pom dhimsen fmija qe sun pi kqyri sa duhet smi dilet as kund se kam frik se po vdes me burrin mir jam po edhe kta se la me dal kerkun se tutna pom ndodh diqka e keqe te lutem me trego ku gjindesh te vizitoj sa me shpejt se keq jam te lutem ndonje adres a numer telefonit nje pergjigjeje se qe thojn ni fjal as ne tok as ne qill nuk jam flm
Prsh jam ne gjendje ankthi po bej 1 vit e gjys dhe kam bllokim ne frymarje ankth marje mendesh djersitje keputje trupi gati ne te ren te fiket jam shum i shqecua kam per dor ilac qe me ka dhen neurologixanax dhe esram xanxani e kam per dor diku te 1 muaj kurse esramin6 muaj dh nja 20 dit qesh mir pasaj me filluan prap shqecimet tani kam 7 muaj qe perdor vetem esram gjith te mirat
Ti me emrin jam keq efhe une jom si ti krejt qe 4 muj tu kisha lut tregom a ke gjet ilaq se shum keq jom i kom 3 femij nuk jetoj ne ks edhe ma shtir r kom gjuhen mir se di
Jo ti buqe qe 5 vite hale ekum gjet ilaq edhe un kam tre femij jetoj ne gjermani ishalla zoti e na nimon e Bojm ni zgjidhje
Prsh psikologe jom nje nene 38 vjeq kam marramendje trullim ne koke shtrengim ne gjoks ligshtim tash ka fillu nje frik e madhe qa oo ndodh kshty analizat e krejt kontrollat i kom ba mire jon krejt .te psikologja tash kom fillu psikiatri asnje barne nuk me ka jep tu kisha lut qa osht kjo gjendje kshtu
pershendetje sdi a osht ide e mire qe u drejtova ketu . kom stres shum per qdo sen edhe stresin qe e kom me shfaqet skuqje ne gjoks dhe temperatur e madhe e brendshme . po ashtu kom probleme me akne kur kam stres kto mshfaqen me shum . qysh muj me largu stresin
Pershendetje Benisa,
Te lutem pyetjen tende beje tek opsioni “Pyet Ekspertin” pasi vetem aty mund te marresh pergjigje nga ekspertet.
Gjithe te mirat,
Stafi nukjevetem
Pershendetje jam bina qe 1 vit vuaj nga frika e vdekjes as ni moment nuk mendoj pozitiv veq negativ mendoj tutna qe po mi ndodh burrit ndonje e keq tutna qe qika po mi ndodh diqka jam shum stres jetoj gjermani ku mundem mu drejtue te naj psikolog
Pershendetje.Ka nje 2 vjet qe vuaj nga nje gjendje stresi dhe ankthi kam ber vizit dhe me neurolog perdora qetsus per nje vite pastaj i nderpreva pasi u kosultova me nje psikolog.Por prap vazhdoj te kem ate gjendje ankthi dhe stresi ndjej dhimbje koke dhe dhimbje te forta te mezit.Aktualisht po perdor nje kompleks vitaminash b1 b6 b12.Si dhe vitaminen b3 niacin.Ju lutem cfare me keshilloni te bej me duket jeta e zymte dhe nuk di a do me kaloj kjo gjendje.
Pershendetje Niku,
Te lutemi te shkruash ne rubriken Pyetje e Re shqetesimin tuaj ne menyre qe nje ekspert t’ju pergjigjet.
Ju falenderojme per mirekuptimin,
Stafi i Nuk Je Vetem
Pershendetje :jam mali jetoi je gjermani kam te.fejuaren me depresion si mund te komtatoi me ju me jepni nke numer telefoni ose andres flm.per mirkuptimin
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Te ftoj te lidhesh ne chatin e https://nukjevetem.al per te biseduar drejtperdrejte me nje nga ekspertet ne linje dhe te bisedoni per mundesine e terapise online. Gjithe te mirat.
Stfi Nuk Je Vetem
https://www.youtube.com/watch?v=ZjcLbXs-QxM&feature=youtu.be
Pershendetje jetoj ne gjermani si mund te konkayoj me juve nje Numer telefoni
Pershendetje,
Me duhet një psikolog/e kam nevoj unrgjentish ,
pershendetje a dini kush ndonje psikolog shqiptar ne gjermani ju luten nese dini me tregoni
Pershendetje ju lutem me ndimonime ndonje kshilll Kam kalu nje gjendje jo te mir para nje muaji me mpirje te kembve e dhimbje lukthit e mpirje te kokes Mrapa pasi qe kam pas nje rast vdekje ne famile por Nje muaj u qetsova por perseri me filloj kjo dhimbje ekokes e lukthit edhe Dridhje ne gjith trupin analizat me kan dal gjitha mir ju lutem me shkruani sepse kam
Frik mos pom ndodh ndonje gje????????????????????????????
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
Pershendetje jam nje djal qe jetoj ne gjermani dua te kontaktoj me nje psikolog e shqiptar per arsyje se gjuhen nuk e di Mir kam shum kohe qe perjetoj atak paniku me lini nje nr kontakti ju lutem jetoj ne köln te gjermania.ju faleminderit
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
Pershendetje Jam ne ankth kam Probleme mendore emocionale mendime te keqia sikur jam ber ne dy personalitete nje me flet keq thet un jam kshtu edhe sikur mi lexojn mendimet burri e fmia edhe kur me vjen mendimi keq edhe qaj zeri keq fmia ikin prej meje te lutem nje psikolog ne gjermani nuk e di gjuhen mir me jepni ni nr
Pershendetje, na dergoni nje kontakt tuajin, numrin e telfonit, qe te komunikojme drejtperdrejt.
Gjithe te mirat
si mund te ju kontaktoj ne Gjermani, une jetoj ne Gjermani dhe po kerkoj nje psikolog shqiptar