a 21.02.2022
Kam humbur babin per shkak te covid 3 muaj me pare dhe ndihem sikur s’po e perballoj mire situaten. Sa here qe behem keq e mbledh veten direkt duke menduar dicka tjeter per te mos e bere me te veshtire per pjesen tjeter te familjes. Nuk me duket shume e shendetshme menyra se si po perballem me situaten, sepse ndonjehere e genjej veten sikur s’ka ndodhur asgje. Ne fakt as nuk e di cila eshte pyetja qe dua t’ju bej ekzaktesisht, thjesht di qe nuk jam mire dhe kam nevoje per keshille.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Na vjen keq per situaten qe ke kaluar dhe te falenderojme qe e ndave me ne shqetesimin tend. Nuk je vetem sepse ne jemi ketu per te mbeshtetur dhe per te ardhur ne ndihme. Te rekomandojme te futesh ne chatin e Nukjevetem.al dhe te komunikosh drejeperdrejte me nje nga psikologet e faqes per nje ndihme me konkrete ne oraret ne te cilat ekspertet gjenden online. Oraret e chat i gjeni ne linkun e meposhtem:
https://nukjevetem.al/orari/
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
Prshnd un vuaj nga akthi tepert stresi depersjoni mu sme ze gjumi me mendimet te dëmtoj veten sun dal jasht me kap paniku e frika nga njerzi