"Perfeksionistja" 13.10.2019
Pershendetje! Ne fakt, nuk di se nga t’ia nis. Jam nje adoleshente 18 vjecare dhe prej disa vitesh vuaj nga ankthi. Nuk mund te them me saktesi se kur u shfaq, megjithate besoj se e di shkakun. Si individ perpiqem te jap me te miren time vazhdimisht, ne ate c’ka flas, ne veprimet qe bej, ne menyren se si vishem, gje qe me vendos nen nje presion teper te madh. Nuk kenaqem me asnje nga arritjet e mia, madje realizimi i tyre ne pergjithesi me mer mjaft kohe, pasi me rendon ideja qe nuk do ia dal ashtu si duhet. Gabimin me te vogel e shoh si deshtim dhe veten si deshtake. Kjo situate eshte agravuar deri ne ate pike sa nuk realizoj dot gjerat me te thjeshta te perditshmerise. Druhem te flas me te tjeret, qofte dhe te afermit sepse mund te me gjykojne, dhe atyre do u dukem “deshtake”. Ne shkolle, edhe pse me rezultate shume te mira dhe pershtypjet me te mira per mua, me shoqeron nje ankth teper i madh ne pergjigjet qe jap, ne realizimin e detyrave te ndryshme. Ndoshta dhe ketu, jo ndoshta por me siguri qe gabimi me i vogel do te me bej “deshtake” ne syte e te tjereve. Mendim ky i cili nuk me perndjek vetem 6 oret e mesimit, por me dite te tera, ndoshta dhe jave. Domethene kam vendosur standarte ndaj vetes qe jane te paaritshme dhe pavaresisht se jam ne dijeni te kesaj, i qendroj “besnike” ketyre standarteve. Besnikeri kjo, qe me ka kushtur dhe me kushton shume dita dites … Per ta permbledhur, rendesine time e njehsoj me performancen ne fusha te ndryshme dhe duke qene se perfeksionizmi & ankthi nuk me lejojne te jap me te miren, ndihem me te vertete pa vlere, nuk me fal kenaqesi asgje dhe debatoj cdo moment te mundshem me familjaret. Ata nuk me kuptojne aspak, ndonese perpiqen por me rendojne me teper. Nuk i fajesoj sepse dhe vet une nuk arrij ta kuptoj gjendjen ku ndodhem e jo me ata. Eshte shume here me e nderlikuar ne mendjen time se c’duket, prandaj do te doja te flisja me dike qe mund te ma lehtesoj disi kete ngarkese sepse e vetme nuk e perballoj dot me. Faleminderit 🙂
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
A mund flasim te ndajme disa gjera bashke??
Patjeter, me thuaj …
Përshendetje,
Në fakt është sfidë e vështirë ta masësh vetën, veprimet dhe arritjet që bëjmë me një standard ideal, të brendësuar, të panjohur e që mund të transformohet pafundësisht. Mundësitë janë që ky standard nuk do të përmbushet ndonjëherë duke të të lënë ty të ndihesh ‘e dështuar’, ‘e parealizuar’. Siç e ke thënë dhe vetë standardi të cilit i qëndron besnik është i paarritshëm.
Fakti që ti e ke kuptuar këtë është një hap i madh, megjithatë kam përshtypjen se ti e ndjek atë pareshtur jo sepse nuk e ke kuptuar por për shkak të emocioneve që ti ndjen. Emocionet janë shpeshherë motivuesit më të mëdhenj të gjërave që ne bëjmë dhe pa i dashur t’i bëjmë. Pra nëse ndihesh në një mënyrë të caktuar, e trishtuar, në ankth, apo dhe e zemëruar, përfeksionizmi është mënyra se si ti e përballon dhe se si ti përpiqesh ta lehtësosh gjendjen ‘e papranueshme’ emocionale. Dhe janë pikërisht këto gjendje të dhimbshme emocionale të cilat mund të eksplorohen dhe të cilat mbajnë brenda tyre diçka e cila duhet kuptuar.
Shpresoj të të jem gjendur sadopak
Gjithë të mirat
Enkeli
Pershendetje! Po, eshte e vertete se perfeksionizmin e shoh si te vetmen menyre per tu bere balle emocioneve te zymta. Dua te them nese ndihem e trishtuar, ideja e te dhenit maximumin ne nje fushe te caktuar e rrit disi nivelin tim te vetevleresimit, fundja e shoh veten si te dobishme per dicka. Nderkohe, ideja e neglizhimit te aspekteve te caktuara me ngarkon psikologjikisht dhe emocionalish
Pershendetje! Po, eshte e vertete se perfeksionizmin e shoh si te vetmen menyre per tu bere balle emocioneve te zymta. Dua te them nese ndihem e trishtuar, ideja e te dhenit me te miren ne nje fushe te caktuar e rrit disi nivelin tim te vetevleresimit, fundja e shoh veten si te dobishme per dicka. Ne te kundert, nese neglizhoj qofte aspektin me te vogel, humbas cdo fije vetebesimi te ndodhur brenda meje. Megjithate, me teper se diagnostikimin e gjendjes ne te cilen ndodhem, do te deshiroja te kisha me teper njohuri rreth menaxhimit te saj. Dua te them, cilat do te ishin keshillat tuaja ne raste te ngjashme? Pasi me te vertete, nese duhet te luftoj me veten ne nje beteje te atille, me duhet t’ia nis diku. Faleminderit perseri!