Këshilla/Blog

04.10.2016

Tung! Jam e shqetesuar per ketw fakt. Duke qene se egziston mundesia qe gjate marredhenies se pare seksuale femra mos te kete gjakderdhje, ka shume kohe qe ndihem si ne ankth, si e frikesuar. Une nuk kam kryer asnjehere marredhenie seksuale, as nuk kam penetruar asgje ne vaginen time, por masturboj shpesh ne menyre siperfaqesore. Kjo menyre sigurisht qe nuk e demton himenin. Ajo cka une kam frik eshte, nese une do te kem gjakderdhje gjate aktit te pare, sepse nese nuk do kem, partneri im do te mendoje qe nuk jam e virgjer dhe pas kesaj vijne probleme te tjera e deri ne ndarje. Une kete nuk e deshiroj. Sot jo te gjithe meshkujt jane te informuar se jo te gjitha femrat kane gjakderdhje, dhe edhe nese e dine kete gje ndoshta e konsiderojne si justifikim. Ka shume kohe qe me shqeteson ky fakt, cfare me keshilloni

  1. Genta S says:

    Po mashkulli vete eshte i virgjer , qe ta kerkon ty???

  2. MSc. Denisa Ndreka says:

    Përshëndetje,

    Faleminderit që na keni shkruar. E kuptoj shqetësimin tuaj e megjitahtë duket se edhe përgjigja e të gjitha pyetjeve që ngre gjëndet brënda asaj që keni shkruar. Duket se shqetësoheni për faktin nëse parteri do të mëendojë se nuk jeni e virgjër, kur në fakt në fillim të letrës shkruani që nuk keni kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale. Sa e rëndësishme është për ju ajo që do të mendojë partneri , kur ti në fakt nuk ke kryer asnjëherë marrëdhenie seksuale. Cfarë ndryshimi do të bënte për partnerin tuaj nëse ke kryer ose jo marrëdhnënie seksuale? Me apo pa hemorragji, fakti është që ju jeni e virgjër, dhe hemorragjia nuk ndryshon asgjë.
    Nga ajo që shkrun nuk arrij të kuptoj nese aktualisht ke nje partner, por nëse është dikush, sugjeroj që të fokusohesh tek marrëdhënia me të. Një marrëdhënie besimi , do të të sillte më pak shqetësim në lidhje me këtë cështje.

    Gjithë të mirat,
    Denisa Ndreka Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.