Këshilla/Blog

Ankth dhe dhimbje shpine 17.03.2023

Jam 23 vjec Kam 1 vit qe perdor antidepresant citoles 20 mg dhe treana 1 /4 dhimbjet i kam ne shpine dhe kam pagjumesi gjat nates gjithashtu dhe ndjenjt te parehatshme ne stomak

  1. Lola says:

    Une qe 3 vite vuaj nga ankthi por dy vitet e para ishin tmer i vertete tani nuk jam shume keq.
    Edhe une kam pasur probleme me stomakun me humbi oreksi dhe kisha te vjella shpesh , poashtu edhe nauze gjat gjith kohes , sidomos kur me kaplonin emocionet megative dhe stresi. Mendoj qe me kane ndihmuar kapsulat omega 3 dhe kam fituar perseri peshen qe humba gjate periudhes se ankthit . Ilace tjera nuk kam perdorur vetem vitamina

  2. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje e faleminderit qe na keni shkruar!
    Me vjen keq per rrugen e veshtire neper te cilen duhet te keni kaluar, pasi supozoj qe keni perjetuar vertet momente te veshtira pasi qe jeni drejtuar drejt marrjes se nje ndihme te jashtme. Momentet e veshtira sjellin perjetime mendore e fizike te lodhshme dhe goxha te forta. Duket se jane momente qe te marrin energjine, kohen, kujdesin per veten, kenaqesine dhe te shijuarit te jetes ne te gjitha dimensionet e saj. Ende me e veshtire behet kur keto perjetime mbingarkohen edhe me dhimbje fizike konstante e te mundimshne.
    Do deshiroja te me tregoje me teper rreth rrugetimit tend. Si ka nisur? Kur dhe ku je drejtuar per te kerkuar ndihme? A je keshilluar me profesioniste mbi terapine qe keni marre gjate gjithe kesaj kohe? A keni marre vetem terapi medikamentoze apo koordinuar me psikoterapi? A ndjen se te ka ndihmuar disi apo thjesht je ndjere i bezdisur dhe i shqetesuar qe nga marrja e ketyre medikamenteve?
    Kryesisht, perdorimi i antidepresanteve prodhon efekte anesore te konsiderueshme perqendruar ne muajt e pare te marrjes se tyre duke ulur gradualisht efektin me kalimin e kohes. Me thua qe prej nje viti e merr kete trajtim dhe ende perjetoni problematika te konsiderueshme me ankthin. Me tregoni ju lutem konkretisht se cfare ndjeni dhe cfare ju ben ta perkufizoni ankth? A keni kryer ju nje rivleresim tek mjeku qe ju ka ndjekur (supozoj qe ju ka rekomanduar terapine e marre) per te rishikuar simptomat dhe efektet qe keto medikamente mund te kene mbi ty?
    Une doja te dija edhe mundesite qe ti ke per te takuar nga afer nje profesionist psikolog apo ne pamundesi per te, te nisni te perdorni burime rreth jush per te ndihmur sadopak veten; biseda te aferta me familjaret, miqte, kohe ne natyre, ushqim cilesor dhe aktivitete qe te bejne te ndjehesh mire. Pavaresisht ketyre te gjithave, mendoj qe hapi i pare duhet te jete nje takim me nje mjek profesionist per te vleresuar simptomat fizike qe ju shfaqni e me pas te orientoheni drejt rruges se duhur per te bere zgjedhjet me te mira.

    Une uroj te ndjehesh me mire dhe te me shkruash serish ne lidhje me ceshtjet e lartpermendura.

    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.