Këshilla/Blog

05.09.2017

Pershendetj! Me shqeteson fakti pse meshkujt e kane shume te veshtire te angazhohen ne nje lidhje serioze.Faleminderit

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Faleminderit qe na jeni drejtuar per pyetjen tuaj apo per te shprehur ate cfare ju shqeteson. Si fillim dua te te kerkoj ndjese per pergjigjen e vonuar. Ne vijim, do te doja te dija pak me shume per ty, nese shqetesimi qe ti ngre ka te beje me ty apo eshte e akumuluar nga eksperienca e te tjereve? Te thuash qe djemte e kane shume te veshtire te perfshihen ne lidhje serioze eshte nje pohim shume I madh, pasi cifte solide dhe qe bashkejetojne apo martohen ka shume. Sigurisht, mosha ne te cilen ato vendosin qe te hedhin nje hap me te rendesishem ne lidhjen e tyre eshte e ndryshme dhe kryesisht eshte rritur. Angazhimi ne nje lidhje serioze eshte nje hap shume I rendesishem dhe stepja eshte shpesh here normale si tek meshkujt, por edhe tek femrat.
    Nese eshte dicka qe ka te beje me eksperiencen tende, te lutem me fol pak se cfare te shqeteson krysisht.
    Deri ne heren tjeter, te uroj me te mirat.
    Me respekt,
    MSc. Ardita Korriku,
    Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV