02.03.2016
Pershendetje,kur ke dhimbje ne bark duhet te besh EKO , a tregon cdo problem qe ke pa pasur nevoj te besh analiza ”’ ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
EKO eshte nje mjet I cili ndihmon mjekun ne percaktimin e shqetesimit qe ju mund te keni, por jo I vetmi mjet diagnostikues ndonjehere. Ne varesi te shqetesimeve te tjera qe mjeku mund te vere re gjate vizites si dhe ne varesi te pergjigjes qe do mare ne EKO, ai percakton nevojen per kryerjen e analizave me tej ose jo.
Gjithe te mirat!
Faleminderit per pergjigjen tuaj , sapo kam kryer vizten tek mjeku ,me beri nje eko dhe me tha se cdo gje esht ne rregull nuk keni as nje problem , por un kam perseri dhimbje ne bark anen e majt qe shoqerohet dhe me dhimbjen e kembes prrandaj pasi mjeku me tha qe cdo gje del mir por jam ne merak se pse e kam kete dhimbje dhe prandaj pyta a tregon ekoja dhe nqs ke shfaqjen e ndonje semundjeje pasi kam shum frik te shkoj perseri tek mjeku press prgj me padurim !
Pershendetje!
Eko, sic edhe ju kam thene eshte nje mjet diagnostikues, por jo i vetmi. Mjeku nepermjet ekos ka perjashtuar semundjet qe mund te vihen re ne eko. Nje simptome e vetme si dhimbja, qe ju paraqisni, eshte e vaket per te percaktuar diagnozen e sakte. Nuk keni pse te keni frike per te shkuar tek mjeku, eshte ai qe do t’ju ndihmoje per te permiresuar shendetin tuaj. Per kete , ju keshilloj te konsultoheni me mjekun tuaj per nje anamneze me te gjere ne lidhje me shqetesimet e tjera, problemet, semundjet e meparshme, menyren e jeteses, nderhyrjet qe mund te keni kryer, mjekimet qe mund te jeni duke mare, etj. Keto do e orientojne akoma dhe me mire mjekun per tju adresuar tek specialisti dhe per analiza te metejshme.
Gjithe te mirat!
Eljona.