Eri 08.12.2022
PËRSHENDETJE.DOJA TU THOJA PËR PROBLEMIN TIM NË LIDHJE ME ALKOLIN. KAM KONSUMUAR ALKOL GJITHMONË POR JO NE SASI TË MEDHA. PO BËHEN GATI DY VITE QË PO KONSUMOJA SASI TE MADHE PO THEMI 1 HERE NE DY DITË,KJO THEM SE KA TË BËJË ME VËNDIN E PUNES,NE FILLIM TË MARSIT U RIKTHEVA TE PUNA QË ISHA DHE GJËRAT FILLUAN TË SHKONIN MBARË E LASHE ALKOLIN PËR NJË PERIUDHE 6 MUJORE,NDERKOHE QE PËRSERI ME DËRGOJNE NE PUNEN QË SME PERKET MUA DHE QË PREJ ASAJ KOHE E KAM FILLUANËR PRAPE SHE NUK PO NDALOM DOT PO KALOJ NJË GJENDJE SHUME TE JRËNDE PSIKOLOGJIKE,PO MENDOJ QË TA LË PUNËN SEPSE ME JEP GOXHA MËRZITJE.NJË KËSHILLË NGA JU DO ISHTE E VLEFSHME .FALWMINDERIT
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Eri,
Faleminderit që pate besim tek ne dhe na shkruajte. Kjo tregon dëshirën tënde për t’u larguar nga kjo gjendje varësie. Ndodh shpesh që të duam të shmangim problemin e vërtetë, apo emocionet tona jo komforte, duke përdorur alkol. Mos zgjidhja e problemit, ndjenja e pafuqisë për ta zgjidhur dhe pashpresshmëria të cojnë drejt varësive të ndryshme. Për të kuptuar burimin e nevojës tënde për të pirë alkol, do të sugjeroja të ktheheshe pas në kohë dhe të kujtoje se cfarë ka ndodhur para dy vjetësh, kur vure re se po pije alkol në një masë më të madhe se normalja. Si ndiheshe ti athere? Ti specifikon se kur ishe i kënaqur me vendin e punës, për 6 muaj, arrite të hiqje dorë nga alkoli. Pas 6 muajve, kur të ndryshuan vendin tënd të punës, rifillove përsëri të pije alkol në një masë shqetësuese për ty. Cfarë ndodhi në ambientin e ri të punës? Si ndiheshe ti në ambientin e punës? Cfarë është ajo që të shqetëson më shumë? Për cfarë ke nevojë ti tani? Cfarë do të doje ti të ishte ndryshe? Cfarë mund të bësh ti për këtë?
Në cfarë situatash pi alkol? Cfarë je duke menduar para se të shkosh drejt alkolit? Si ndihesh para se të pish alkol? Si ndihesh ti pasi pi alkol? Vër re se si mendimet e tua, ndikojnë në mënyrën se si ndihesh dhe më pas në sjellje të caktuara (si psh. pirja e alkolit). Sugjeroj që në momente të tilla, në vend t’u shmangesh djenjave të tua dhe të shkosh drejt alkolit, ti pranosh ato ndjenja. Ti kuptosh se nga vijnë ato. Veprimin tënd, konsumimin e alkolit, mund ta zëvendësosh me një sjellje më të shëndetshme (shëtitje, dëgjimi i muzikës, aktivitete fizike, të folurit me një njeri të dashur, etj). Sugjeroj të kërkosh ndihmën e familjarëve të tu apo miqve të ngushtë. Gjithashtu mund t’i drejtohesh një psikoterapisti nëse sheh se kjo sjellje e jotja zgjatë në kohë dhe është akoma shqetësuese për ty.
Gjithë të mirat!
Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike