Këshilla/Blog

10.05.2017

Pershendetje. Do doja ndihmen tuaj rreth problemit tim qe ka lidhje me shkollen. Une deshiroj qe shkollen e lart ta vazhdoj per psikologji. Jam nje natyr e mbyllur qe me pelqen vetmia por dhe qe jam shum e ndjeshme dmth cdo situat me prek emocionalisht qoft dhe nje fjal sa me e vogel. Kam lexuar qe nese i perket ketij tipi esht k e veshtir te besh kete profesion ne te ardhmen por per mua ky esht profesioni qe mund te gjej veten , edhe pse mendohem shpesh nese do e kem te lehte apo te veshtir per faj te asaj qe thash melart. Do doj te dija mendimin tuaj duke qen se i perkisni ketij profesioni ose qoft dhe ndonje keshill nese mund t bej dicka edhe per te ndryshuar pak kte natyren time ( qe me then te drejten ndonjeher e urrej shum ? sepse m ben t diferencohem shum nga te tjeret dhe mos kem mardhenie te shumta shoqerore)

  1. Xhesi says:

    Nuk e di per ate shkrime qe ke lexuar po duket qarte qe nuk eshte se jane shume te sakta persa i perket pyetjes nese nje introvert mundet te behet psikolog
    Nese je nje person i tille jo vetem qe nuk perben nje problem por perkundrazi je me e avantazhuar pse do thuash ti ?
    Si fillim introvertet nje nga cilesite e tyre me te mira eshte se ata mendojne shume dhe ne detaje nje person apo situate duke i bere lexues shume te mire te personalitetit te nje njeriu,se dyti ata gjithashtu kane nje qetesi dhe durim mjaft te madh per te degjuar te tjeret ndryshe nga ekstravertet te cilet kur jane ne grup flasin te gjithe bashke si isopolifoni
    😀 dhe ajo qe ti permende me siper qe une jam shume emocionale nuk eshte nje problem por nje dhurate sepse ti ke ate qe quhet empati ose te ndjesh emocionet e tjetrit gje qe shume pak veta e kane.
    por edhe nese ato me siper nuk do ti kishe,perderisa deshira jote eshte te behesh psikologe duhet te shkosh per ate synim,mos harro aty ku investohet pasion dhe dashuri cdo pune del me se miri
    sa me shume suksese…
    XH

  2. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje e dashur,
    me vjen mire qe te shoh te interesuar ne kete fushe.
    Sigurisht psikologjia eshte nje dege qe te jep shume mundesi per nje njohur veten, fakti qe je e ndjeshme dhe emocionale ne shume situata nuk te ben domosdoshmerisht te papershtatshme. Ne kete profesion (te gjithe ne qe e ushtrojme prej vitesh e dime mire) do te takoje te jesh pjese e shume situatave qe nuk kerkojne vetem ndjeshmerine dhe mirekuptimin tend, por edhe aftesi te tjera personale dhe nderpersonale per te arritur rezultate. Nga ana tjeter ndjeshmeria jote mund te kete shume arsye, mund te kete nje shkak shendetesor te fshehur. Nuk e di, a ke takuar ndonjehere vete nje Psikolog/ psikologe? Ndoshta ke nje ne shkollen ku meson? Nese vertet e do kete profesion, do te mesosh te jesh profesionist. Mos harro se cdo psikolog ka qene te pakten nje here klient/ pacient. Te uroj suksese!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV